12 Dhj Uendi Pustina
Kush je ?
Uendi Pustina
Kontakti i parë me muzikën ?
Kujtimet më të vjetra që kam janë kur na iknin dritat dhe këndonim me gjyshen këngë popullore korçare, i kam shumë qejf akoma me thënë të drejtën.
Çfarë instrumenti luan ?
Luaj bateri.
Si nisi dashuria për muzikën?
S’di të të them, ka qenë gjithmonë pjesë shumë organike e jetës time. E përdor si soundtrack per ta çuar jetën time aty ku dua.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Kam qenë bateriste tek tuk per projekte të vogla ose këngëtare, kam luajtur me një orkestër me gra shqiptare ne Paris per një event në nder të grave të Rezistencës Iraniane, kam luajtur muzike folk me artistë nga vende të ndryshme te Ballkanit dhe krenaria ime më e madhe ka qenë grupi Premenstrual Syndrome që ka qenë bebi im.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Sabaton, Amon Amarth, Lana Del Rey, Leonard Cohen, Pink Floyd.
Artistët që kane ndikuar më shumë tek ty ?
Metallica, Bikini Kill, Pink Floyd
Zhanri që do ta shohësh të vdesi mizorisht ?
Indie covers të këngëve që nuk janë indie.
Albumi që do të luhet në funeralin tend ?
Ready to Die – Biggie Smalls
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Mendoj se dhe artistët që kanë potencial për të krijuar muzikë të bukur e kanë kuptuar se e vetmja mënyrë që të bësh karrierë në muzike në Shqipëri është të ndjekësh formulën. Ndikon dhe që ne shqiptarët e kemi më kollaj ti lemë lekët për kafe cigare sesa të blejmë muzikë.
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Nexhmije Pagarusha ma shton jetën.
Ëndërra në sirtar ?
Të mund të luaj në bateri noj këngë te Overkill.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Kemi luajtur në një Antifa show me PMS ne Athinë dhe gjithë performuesit e tjerë ishin hip-hop. Njerëzit po bënin crowd surfing dhe stage diving dhe thjesht po i përgjigjeshin muzikës aq bukur, gjë që s’para e sheh me publikun shqiptar.