Track N Train Band

Track N Train Band

Zhanri: Rock & Blues Acoustic

Banda Track n’ Train është një trio blues rock e formuar në Tiranë 2017 nga Xhon Treni & Altin Gjoni në Kitarë dhe Erina Seitllari.

Stili i tyre është ndërthurje e pikëpamjeve muzikore komplet të ndryshme të 3 pjestarëve.
Banda ka zgjedhur të mbaj formacionin e saj bazë me 3 pjesëtar dhe të bashkëpunoj me muzikantë të ndryshëm pët të plotësuar mungesën e baterisë dhe basit gjatë performancave live

Akualisht kanë nxjerrë 3 këngë të plota të cilat janë balada dhe në punë e sipër është kenga e re e cila do jet dalja e parë në stil më të fortë rock – në stilin e bandave si Alice in chains, Beth hart etj.

Planet për të ardhmen janë insistimi në rritjen e prezencës online dhe krijimi i vazhdueshëm i kontetit muzikor cilësor origjinal.
Një plan tjetër është dhe zgjerimi jashtë Shqipërisë, i mbështetur me mundësinë e ardhur nga Labeli Italian Frontiers Music (http://www.frontiers.it/) që së
fundmi nënshkroi një kontratë me vokalisten, pas lancimit “Acoustic Live Session”  në YouTube dhe Spotify.

Anëtarët:

Xhon Treni – Kitarist blues dhe së fundmi Kitarist Studioje me background muzikor nga familja e tij. Stili i tij është përzjerje e kitaristëve të tij të prefesuar blues dhe  muzikave klasike/orientale, pas të cilave është i apasionuar. Së fundmi ka lancuar projektin “Johannemsworld” ku përzien rockun dhe muzikën klasike. Ai ofron shërbime regjistrimi kitarash dhe kompozime filma score, soundtracks etc

Erina Seitllari – Gjithashtu me background muzikor nga familja dhe gjysëm finaliste e the voice of Albania – Erina ka zë potent në stilin e legjendave të sould dhe influenca nga muzika rock dhe metal. Erina së fundmi ka nënshkruar një kontratë me Shtëpinë Diskografike Italiane Frontiers Music (http://www.frontiers.it/)

Altin Gjoni – Kitarist Studioje (Session Guitar Player) i cili ka nisur kitaren në mënyrë autodidakte në adoleshencë. Stili i tij në kitare është melodik me nuanca perkusive. Influencat e tij janë të ndryshme nga rocku klasik, blues, funk dhe progresive rock/metal. Bandat e prefesuara janë Pink Floyd, Tool, Alice in Chains etc. Ai  ofron shërbime regjistrimi kitarash dhe produksione muzike online ( https://www.theworkingguitarist.com/ ). Aktualisht drejton bashke me inxhinierin e mixit Dario Meçi studion online te produksionit “One Riff Studio”

Publikime: