16 Nën Orkida Braculla
Kush je ?
Orkida Braculla, ish kitarriste e Premenstrual Syndrome.
Kontakti i parë me muzikën ?
Me muziken qe ne stadin fetus nje nder grupet e para te preferuara ka qen Pink Floyd, me te angazhuarit ne muzik me pseudo-koret dhe festat e 9 vjecares.
Disa tentativa te mamit per kurse pianoje ose violine, qe gjithmone deshtonin nga kembngulja per kitarre elektrike.
Cfare instrumenti luan ?
Kitarre si instrument kryesor, pastaj vokal, bass, bateri.
Por qe tani po fokusohem edhe ne disa “instrumente” DIY, si contact mics, diy synths, etj.
Si nisi dashuria per muziken ?
Nisi me kurset e kitarres rreth moshes 12-13 vjec, si edhe me koncertin e pare vetem 6 muaj pas fillimit te kursit.
Tirana eshte e vogel, keshtu qe ishte e thjeshte te gjeja muzikante te tjere, duke qene te koncentruar ne te njejtat vende si Public, Alkimia, Tirana Rock, Hollywood206 etj.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Banda e pare ka qene “Shushkat”, u formuam aty per aty nje dite ne Alkimi, benim prova tek Tirana Express (e vjetra te Stacioni Trenit), ishim 3 vajza ne fillim, por me vone pranuam dhe 2 cuna dhe sigurisht emri u nderrua ne “Voodoos”.
Live me i madh qe patem ishte tek Atriumi tek Piramida, ne mos gaboj ka qene ne 2011.
Po si cdo grup cover-ash aq e patem.Me vone grupi i pare me materiale origjinale, live dhe tour jashte Shqiperise, qe pata eshte Premenstrual Syndrome.
Filloi si me shaka, nje live i vogel ketu, nje live i vogel atje, nje kenge sot, nje kenge neser, derisa e gjetem veten me nje repertor me kenge origjinale dhe te pozicionuara ne skenen underground si grupi i vetem riot girrrls ne Shqiperi. Viti i fundit ishte goxha sukses, qe nga festivale si NgomFest, Rock per Rock, live te shpeshta ne Prishtine, por edhe nje tour ne Greqi ne festivalin anarchist te Exarcheias “Don’t Call me Greek” dhe nje koncert per anarchist squat ne Volos. Disa nga kenget tona jane ne youtube dhe kemi patur pafund mbeshtetje dhe nje ndjesi komuniteti me “grupet metal te salles vasil shantos”, Tull production, Bojken Lakon, etj. Disa performanca jane dokumentuar dhe ne Bulza Live Sessions.
Dhe keshtu nostalgia goes on. Tani jam ne fillesat e nje grupi riot grrrl ne Ceki, qe fale eksperiences me Premenstrual Syndrome qe ngelen my first love gjithmone, eshte shume me e thjeshte.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
E veshtire shume… A mund te them 6 te pakten, haha?
Radiohead, The Cure, Massive Attack, Nine Inch Nails, Portishead, Bjork.
Artistet qe kane ndikuar me shume tek ty ?
Soko, Hole, Mazzy Star, Bjork, Savages
Zhanri qe do ta shohesh te vdesi mizorisht ?
Baladat folk-country amerikane.
Do lija dhe Turbo Folkun dhe Tallavane te jetonin, vetem baladat amerikane jo.
Albumi qe do te luhet ne funeralin tend ?
Le te filloje festa. Haha, ne fakt nuk e di pse e kam menduar shume here me perpara dhe do luaja vetem nje kenge on repeat. Massive Attack – Hymn of the Big Wheel.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Do thoja pse muzika ka degraduar. Mainstream culture nje mut eshte kudo.
Muzikanti me i madh shqiptar eshte ?
Bojken Lako
Enderra ne sirtar ?
Nje duet me Thom York ne studion e Flor Mumajesit. Seriozisht, tani, nuk e di. Klisheja e te suportuarit te jetuarin nga muzika, toure, festivale. Freelance writer per Critical Theory dhe Visual Culture. Qiqra ne hell, dmth.
Live yt i preferuar ( qe keni performuar ) ?
Definitivisht festivali Don’t Call me Greek ne Athine dhe live jone i fundit tek Tulla, perpara se t’na ndante emigrimi.