Ledio Bilali

Ledio Bilali

Kush je ?
Ledio
Kontakti i parë me muzikën ?
Kur dëgjoja muzikën e vëllait të madh.
Çfarë instrumenti luan ?
Bateri
Si nisi dashuria për muzikën?
Kjo është shumë personale.
Çfarë eksperiencë muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Krahas shkollës e më pas punës, jam marrë me muzik në periudha te ndryshme, me pushime ndërmjet.
Projekte që kam regjistruar dhe luajtur live ka pasur disa, si Quantum Boogie & Fixed Pane në Kanada dhe Into Thin Air, Travel Plan, Germs, etj. në Shqipëri.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
5 artiste/banda te preferuar per momentin janë: Kasabian, God Is an Astronaut si grupe, ndersa Jojo Mayer, Benny Greb dhe Ian Methwes si baterist.
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Krahas grupeve që dëgjoj çdo ditë do të shtoja që të gjithë ata persona me të cilët unë kam luajtur muzik, qoftë ky një rast grupi apo dhe për qejf. I jam mirënjohës të gjithëve pasi kam mësuar nga të gjithë diçka.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Playlista që kam në Spotify. Krijon goxha atmosferë.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Nuk jam i sigurt a ka degraduar apo jo, por nëse shumë grupe dhe artistë të talentuar që jetojnë aty do të kishin kushtet e duhura në instrumentë dhe studiot që praktikojnë apo regjistrojnë, sot disa prej tyre do të ishin në nivele shumë herë më të lartë.
Zhanri që do ta shohesh të vdesi mizorisht ?
Asnjë nuk meriton të vdesë për sa kohë ekziston dikush që gjen kënaqësi në atë zhanër. Le të lindi një i ri më mirë.
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Ermir Dyrmishaj… ose Miri për shokët. Bateristi i Akullthyesve dhe njeri jashtë mase i shkëlqyer. Jam me fat që kam pasur rastin ta njoh nga afër.
Endrra në sirtar ?
Zakonisht i referohem si objektiva në mënyrë që të kuptoj nëse i realizoj dot apo jo. Tani, çdo ditë përpiqem t’i arrij ato dhe kështu me rradhë, por s’kanë të bëjnë me muzikën.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Sinqerisht këtu s’mund të veçoj dot asnjë pasi ka pasur shumë, ku në një formë a tjetrën, ajo natë ka krijuar momente të paharrueshëm për ne si grup.