Klejd Guza

Klejd Guza

Kush je ?
Klejd Guza
Kontakti i parë me muzikën ?
Në moshë dhjetë vjeçare, kur babai më mesoi akordet e para në kitare.
Çfarë instrumenti luan?
Përvec kitares, të cilin e kam instrument kryesor, kam performuar në bas pjesën më të madhe të kohës, si dhe sintetizatoret me të cilët performoj aktualisht.
Si nisi dashuria për muzikën?
Në moshën 7 vjeçare qarkullonte videoklipi i “By the way” nga Red Hot Chilli Peppers. Kombinimi i videos disi të çuditshme dhe muzikës tërheqëse më ka ngelur në mendje.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Banda e parë ku kam qenë pjesëtar i grupit tim të parë, Centralized. Më pas kam performuar me Crossbones në bas dhe tani performoj me Threefiftysixam. Ndërkohe kompozoj dhe merrem me produksionin për Nena Parti
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Variojne nga grupe si Mastodon dhe Sleep, në rock alternativ si Radiohead. Më tej janë grupet dhe artistët industrial e elektronik si Nine Inch Nails, Justice, Apparat dhe lista vazhdon……
Vend të veçante zejnë kompozitorët e disa kolonave zanore ikonike si Vangelis e John Carpenter.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Kjo lidhet shumë me artistët dhe bandat e preferuara. Mund të marr Vangelis me madhështine e kompozimeve, Në kitare jam i influencuar në stil nga Johnny Greenwood dhe John Frusciante, ndërsa në bas, muzikante si Justin Chancellor, Geddy Lee dhe Les Claypool.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Jam i mendimit që nuk ka zhaner të keq, por janë artistet që e bejne atë të mire ose jo. Gjithsesi para rreth një viti degjoheshe nëpër lokale e autobusa nje miks i regaetonit me trap. Do isha me i lumtur po të mos e kisha degjuar…
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
“Lift Your Skinny Fists Like Antennas to Heaven” nga Godspeed You! Black Emperor
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Besoj se fakti që janë bërë shumë përpjekje, por pjesa më e madhe kanë hasur shumë vështirësi gjatë rrugës, e ka ulur besimin dhe motivimin e artistëve. Gjithsesi ky tipar nuk është ekskluziv i joni, dhe nuk duhet ta ndalojë muzikën vendase. Nëse ka perpjekje të mira, gjerat ecin.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Gjate viteve të fundit kam patur fatin te njoh e të punoj sadopak me artiste të mrekullueshëm shqiptar. Do veçoj Bojken Lakon, i cili, përveç se ka nën vete disa nga këngët më të mira shqiptare, është dhe një nga personat që ndihmon e shtyn artistet e rinj vazhdimisht.
Ëndrra në sirtar?
Të performoj në festivale të mirenjohura dhe njerëzit të njohin e të këndojne kënget (Gjë e vështirë kur pjesa më e madhe e kengeve janë instrumentale….).
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Performanca në “Miniere Sonore” ne Sardegna (2018). Përveç eksperiencës shumë të veçantë, ishte dhe fakti që performonim me disa artiste që i çmoj si Alessandro Cortini, i cili performon edhe me Nine Inch Nails, dhe Enrico Sesselego (Inxhinier Audio për Steve Vai dhe Paul Gilbert), i cili më vone ka punuar për regjistrimin e albumit “Eleven” të Threefiftysixam.