Këngë nga Festivalet e RTSH ndër vite

Këngë nga Festivalet e RTSH ndër vite

Muzika shqiptare ka njohur vite të arta në fillimet dhe mesin e viteve 90′.

Nga playlista të ndryshma që mund të gjesh në Youtube, e kupton shumë qartë sa kreative, plot inovacion, imagjinatë kanë qenë këngët e dikurshme. Aleksandër Gjoka, Francesk Radi, Redon Makashi, Motrat Libohova, e shumë e shumë të tjerë, kanë lenë një trashëgimi të madhe muzikore, duke treguar qartë nivelin artistik të kohës.

Ndërkohë që në ditet e sotme mungon origjinaliteti, përkushtimi, karakteri, legjendat e lartpërmendura na tregojnë qartësisht se Shqipëria është një djep muzikor shumë i gjerë. Nga ndikimet e folkut shqiptar, rock n roll, jazz e viteve 20′, heavy metal, baladat italiane e shumë ndikime të tjera, muzika shqiptare e asajkohe ishte një miks mjaft origjinal dhe cilësor, i interpretuar nga artistë fantastik..

Shijojeni playlisten e mëposhtme me një kolazh nga edicione të ndryshme të Festivaleve të RTSH.

( Playlista Youtube nga Anisa Coniku )