Fisnikët

Fisnikët

Zhanri : Rock / Balkan Rock

Anëtarët:

Bedri Visoka – Vokal Lead
Agim Gërguri – Vokal, Kitare
Remzi Halimi – Kitare ( Ish anetar )
Sokol Gashi – Bass ( Ish anetar )
Erzen Berveniku – Tastier
Fitim Sheholli – Saksofonist

 

Bendi “Fisnikët” u formua me 1980 dhe anëtaret e parë ishin, Agim Gërguri (solo kitarist, vokal, kant-autor), Sokol Gashi (bas kitarist), Remzi Halimi (ritëm kitarist) dhe Bedri Visoka (vokali kryesorë). Të gjithë ishin shokë nga shkolla e mesme dhe në të shumtën e rasteve ushtronin në ateljen e pikturimit të babait të Agimit.
Grupi së pari u quajt “Havaja e Vrantë” dhe kënga e parë që Agimi komponoi ishte ‘Faksi’, në lidhje me mungesën e faksit (deterxhentit) dhe krizës ekonomike të fillimit të viteve 1980-ta. Këngët e para më shumë ishin të orientuara nga humori dhe parodia gjë që reflektohet edhe në emrin e grupit.

Emri i grupit ndërroj në “Fati” pasi që agimi komponon këngën e parë më serioze ‘Gjurma’ me tekstin e Dritëro Agollit.

Me 3 shtator 1982 në Prishtinë u organizua “BOOM”-i, festivali i parë i rok muzikës kosovare. “Fati” morën pjesë si debutantë dhe aty vendosën që grupit t’ia ndërrojnë emrin në “Fisnikët”.Në këtë festival këngët e “Fisnikëve” (sidomos ‘Bukuria’) u pritën shumë mirë nga publiku dhe pati kritika të mira në media, dhe u shpallën grupi më i mirë nga katër bendet debutante që morën pjesë.

Inçizimet e para – 1982-83

Një javë pas festivalit “Fisnikët” inçizuan këngët e para të tyre në studion e Radio Prishtinës. Këngët që u inçizuan qenë: ‘E Paharruara’ dhe ‘Teuta’. Dhe pas emitimit të tyre “Teuta” u bë hit i javës me votën e ndëgjuesve.
Në janar të vitit 1983 “Fisnikët” inçizuan dhe këto këngë: ‘Do të shkrihem (Bukuria)’ dhe ‘Druri i Takimit’ , kurse kënga ‘Teuta’ u ri-inçizua, kësaj rradhe edhe me daulle.
Kënga tjetër gjithashtu shumë e njohur e “Fisnikëve”, ‘Zotëria Juaj’ edhe pse u shkruajt dhe komponua në vitin 1982, u inçizua në vitin 1987.

Pauza 1982-1987

Gjatë kësaj periudhe “Fisnikët” bën një pauze për shkak të ndërrimeve të shumta brenda bendit. Në bend mbetën vetëm Agimi dhe Remziu.
Po në këtë vit “Fisnikëve” i bashkangjitet një anëtarë i ri, Besim Gashi.

Ringjallja e bendit

Menjëherë pasojnë inçizimet në radio dhe televisionin e Prishtinës. Këngët e inçizuara qenë: ‘Zotëria Juaj’, ‘Grushtat Do T’i Thej’ dhe ‘Fjalët e Qirit’. Të cilat u bën hite të mëdha. Gjatë kësaj kohe në bend mbetën vetëm Agimi Gërguri dhe Besim Gashi, pasi që Remzi Halimi veç kishte emigruar në Suedi. Agimi mendon se ky album ishte albumi më i freskët i bendit.
Në vitin 1995 bendit ju bashkangjit Erzen Berveniku, sintisajzerist.
Në vitin 1996 “Fisnikëve” iu bashkangjit edhe Fitim Sheholli, saksafonist, dhe ky konfiguracion i grupit qëndron sot e kësaj dite.

Publikime:

Tags:
,