Enea Ziu – The Gate Within këngë e re nga albumi që do të publikohet së shpejti.

Enea Ziu – The Gate Within këngë e re nga albumi që do të publikohet së shpejti.

Enea Ziu vjen me këngën më të fundit nga projekti i tij më i fundit.

Muzika e Eneas është thellësisht e ndikuar nga muzika klasike perëndimore e shqiptare, por gjithashtu edhe nga muzika klasike bashkëkohore si dhe nga muzika e filmit. Strukturat që përsëriten mund të jenë një ndikim i drejtëpërdrejtë nga Philip Glass që është një figurë e rëndësishme për artistin.

Ngjarjet historike si luftrat e shqiptarve janë një burim frymëzimi për Enean. Muzika popullore e veçanërisht polifonia kanë lënë një shenjë në kompozimet e tij. Këto kompozime krijojnë një atmosferë të errët, epike e tragjike që përshkruan mirë, siç thotë ai vetë, “Historinë e fatin e shqiptarëve”