Edvald Alikaj

Edvald Alikaj

Kush je ?
Edvald Alikaj
Kontakti i parë me muzikën ?
Kam dëgjuar dhe pëlqyer muzikë “radioje” që në moshë shumë të vogël. 10 vjeç pata kontaktin e parë me AC/DC dhe u dashurova direkt! Që aty fillova të dëgjoj dhe eksploroj vetë.
Çfarë instrumenti luan?
Kitare / Vokal
Si nisi dashuria për muzikën?
Nga një reklame birre degjova “Thunderstruck” kur isha 10 vjeç. E këndoja nëpër shtëpi se më pëlqente por nuk e njihja as këngën as grupin. Në një moment më dëgjon daja dhe më tregon albumin “The razors edge”. Aq e pat kjo punë!
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Mbas kursit të kitarres, bashkë me Dario Mecin filluam të përpiqeshim të krijonim një grup. Patëm disa projekte që nuk kaluan përtej disa provave në studio.
Për herë të parë kam performuar me një nga projektet tona që perfundoi duke u quajtur “Demons’ Paradise”, po për shkak të disa mosmarrëveshjeve as ai grup nuk zgjati dhe u mbyll me vetëm dy live.
Jo shumë kohë më vonë filloi dhe projekti që sot është “Anbar”. Debutuam për herë të parë te “Battle of the Bands” në Lizard Bar në 2014. Që atëherë kemi patur disa performanca live, diku midis 8 dhe 10 në total.
Jashte skenës shqiptare, gjatë studimeve në Bullgari u përfshiva në një klub studentor te shkolla ku studioja: “Rock Jamming Club”. Përfundova në disa banda të ndryshme dhe më vone edhe president i klubit. Kemi performuar si në ambientet e universitetit edhe në klubet e frekuentuara nga studentët.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Eshtë e vështire shumë të zgjedh, por po veçoj AC/DC, Lamb of God, Gojira, Pantera, Meshuggah, Septic Flesh, Tool, Pink Floyd, Humanity’s Last Breath, Jinjer, Dimmu Borgir, Disturbed, Rammstein, Beyond Creation, The Doors, etj etj etj…
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
AC/DC, Metallica, Dimmu Borgir, Lamb of God, Gojira, Pink Floyd
(Secili prej tyre ka patur një ndikim të veçante në pika të ndryshme të jetës time)
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Spo flas fare më mire se… ssssss…
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
The Wall – Pink Floyd
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Sepse është monopolizuar nga Flor Mumajesi me shokë. Me artin mund të bësh biznes, por në momentin që arti krijohet me qellimin për tu shitur, nuk është me art po thjesht një produkt pa asnjë lloj ndienje apo vecantie, i krijuar për masën. Eshtë diçka që po ndodh kudo nëpër bote, por këtu tek ne ndihet veçanërisht sepse jemi një vend me një treg shume të vogël.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Çesk Zadeja
Ëndrra në sirtar?
Automotive Designing
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Live te magazina, ku performuam opening act për Bio Cancer, si Anbar së bashku me Sore Mountain dhe Urtar.