Djemtë e Detit

Djemtë e Detit

Zhanri: Heavy Metal

Anëtarët:

Gent Demaliaj – Vokal / Kompozim (R.I.P)
Valentin Markvukaj – Tastiere / Kompozim
Flamur Toska – Kitarist
Bujar Daci
Shelqim Rustia

Djemtë e Detit, kanë qenë një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë.

Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.

Në vitin 1997 ata kanë lancuar albumin “Izolimi vdes”, i cili ka pasur një sukses masiv, dhe dëgjohet edhe sot. Pas 10 vjetesh u desh që Valentin Markvukaj (kompozitori / Tastjeristi dhe producenti i grupit) të takohej me Gent Demaliaj (solisti dhe poeti në shumicen e këngëve) dhe të bashkëpunojnë për realizimin e albumit të dytë EPOS, një album me tendenca progresive, por gjithmonë prioritet kryesor qe melodia.

Albumi Epos pa dyshim është albumi me profesional i realizuar nga një grup Rroku ne Shqipëri. Është një album ku teknika, melodia, zëri dhe koncepti kurorezohen në maksimum. Sot pjesëtaret e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngetar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por qe më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ndër sukseset e grupit renditen:

Në Dhjetor 1991, Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Endrrat Qe Per Ty I Thura”, ku fitojne çmimin e dyte (Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj).
Në Dhjetor 1992, Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Lamtumire”.
Në Dhjetor 1994, Festivali i 33-të në RTSH me këngën “Nxitoj”.
Në vitin 1995, Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar, fitojnë çmimin e dytë.
Në vitin 1996, Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar, fitojnë çmimin e parë.
Në Dhjetor 1996, Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Balade Per Jakup Ferrin”, ku fitojne çmimin per perpunimin e kenges popullore etno-rock.
Në vitin 1997, Djemte E Detit publikojnë albumin “Izolimi Vdes”.

Për fansa të :  Judas Priest, Iced Earth etj

Publikime: