Defy Them prezanton “Reset The World”

Defy Them prezanton “Reset The World”

Mbi 18 instrumentist nga Kosova kanë realizuar një bashkepunim të pa realizuar ndonjëherë më pare nga artist shqiptar. Defy Them sjell për ne një kompozim origjinal të 18 instrumentisteve. Por cfarë janë Defy Them ?



Defy Them
është platformë e muzikës dhe kulturës alternative të Kosovës. Vepron si Record Label i pavarur dhe qendër si për bazë ka iniciativën e ballafaqimit me problemet e ekzistimit të artit dhe të një komuniteti alternativ në mes të shoqërisë shumicë në vendin tonë.

Defy Them deri më tani ka realizuar projekte të ndryshme ku përfshihen: Record Studio, krijimi i hapësirës për performancë, hapësira për ushtrime që i’u shërben bendeve dhe artistave lokal dhe për mbajtjen e aktiviteteve socialo-kulturore. Me një ekipë dhe me shumë vullnet për këtë fushë kanë organizuar  ngjarje të ndryshme kulturore me qëllim të promovimit dhe ndihmesës të artistëve të ri.

Në hapësirën e tyre Defy Them ka organizuar një seri prej 6 koncerteve ku kanë performu më shumë se 11 bende dhe “Fuzz Festival 2019”, festival dy ditor me program muzikor ku janë përfshi 6 bende. Aktualisht janë duke punuar në shumë projekte tjera, si kompilacioni i përbashkët i bendeve lokale i quajtur “Post Exclusion”, projekt për promovimin e piktorëve të Kosovës, Fuzz Festival 2020 dhe promovimin e albumeve të bendeve të ndryshme etj.

Për shkak të situatës së pandemisë, Defy Them ka qenë e detyruar që ti pezulloj të gjitha aktivitetet e veta. Mirëpo menjëherë ju është adaptuar situatës dhe ka vazhduar në realizimin e një projekti të ri të quajtur “Reset The World”.

“Reset the World” është një këngë origjinale e kompozuar nga bashkëpunimi i 18 artistëve Kosovar të shumë llojeve të muzikës si ato: alternative / rock / metal etj. Në këtë projekt janë të përfshirë muzikantë të gjeneratave duke fillu prej të 70-tave deri tek 2000-tat. Projekti në total ka zgjatë 4 javë, që nga fillimi i incizimit nga secili muzikant deri tek faza finale e miksimit dhe masterimit së bashku me video.

Është krijuar gjatë një prej kohëve më të vështira në dekadat e fundit në tërë globin. Deri sa në dy muajt e kaluar gati gjithçka jashtë ka pushuar është krijuar mundësia që ti kthehemi sërish vetës. Ndoshta kjo situatë mund të ndikojë që të gjithë të reflektojmë nga pak duke kuptuar më mirë se si kemi jetuar dhe si mund të jetojmë në të ardhmen. Diçka duhet të lihet pas aty ku ka mbet dhe disa gjëra të fillojnë prej fillimit.  “Reset The World” le të na bart mesazhin që bota ka nevojë për një fillim të mbarë.

Si projekt i skenës alternative të Kosovës është një hap i rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kësaj kulture. Shihet që rock muzika është duke e gjetur sërish rrugën e saj për të dal nga nëntoka. Duket që është e fuqishme, e bashkuar dhe në dorë të profesionistëve të talentuar.

Pa dyshim që “Reset The World” është projekt unik në të gjithë botën dhe do ta ketë ndikimin e vet në promovimin e skenës alternative të Kosovës.

Projektin “Reset the World” dhe aktivitete tjera nga Defy Them mund ti ndiqni në kanalet e tyre zyrtare:

Facebook: https://www.facebook.com/defythemrecords

Instagram: @defythemrecords

Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=4UGRYB9ac4o