02 Nën Bes Mustafaj
Kush je?
Çështja nuk është kush jam, por a jam? A ekzistoj në të vërtetë? Ok, ok, Bes Mustafaj jam. Shokët më thërrasin Bes, se mbiemri nuk është i nevojshëm në komunikim e përditshëm.
Kontakti i parë me muzikën?
Besoj kur kam qenë 3-4 vjeç, Beethoven ose Sherif Merdani.
Çfarë instrumenti luan?
Luaj daulle/bateri/xhezband.
Si nisi dashuria për muzikën?
Para se të zbuloja metalin apo rock-un, mendoja se isha nga ata njerëz që nuk e pëlqejnë muzikën se ma shpifte çdo gjë, mirëpo kur dëgjova për herë të parë grupe metali e ndjeva në mëlçi që ishte dashuri.
Çfare eksperience muzikore keni? ( projekte banda, live etj )
Projekte kemj shumë, shumë pojekte. Nqs flasim për projekte, atëhere kemi shumë, por sigurisht që asnjë nuk ka për të parë dritën e diellit.
Momentalisht luaj me Aten, Syrgjyn dhe Vislig.
5 Artistët/Bandat e preferuara?
Janë qamet shumë, nuk di nga ta filloj, janë mbi 2.
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Edhe këta janë shumë, por po them ata të parët që më tronditën botën, Metallica.
Zhanri që do ta shohesh të vdesë mizorisht?
Zhanër që duhet të vdesë nuk ka, kreativiteti është pozitiv gjithnjë, ok ok, është ai death core (ndoshta ia futa kot emrit) a si e ka, që janë ca çerra si emo që bëjnë si të këqinj dhe pastaj këndojnë kshu si me zë të hapur e melodik.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Një përmbledhje nga Agalloch.
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Nga droga. Shumë debat i gjatë ky.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Çesk Zadeja ndoshta.
Ëndrra në sirtar?
Baleti klasik.
Live yt i preferuar? (Që keni performuar)
Çdo Live është i preferuar. Vetëm në skenë ndihem gjallë. Kur dëgjoj qindra mijëra njerëz që bërtasin emrin tim. Në fakt mendoj se nuk e kam përjetuar akoma një Live të preferuar.