Baltion Radi

Baltion Radi

Kush je?
Baltion Radi
Kontakti i pare me muziken?
Kontakti i pare ka qene ne nje moshe fare te vogel, babai me vinte ne gjume me muzike klasike e keshtuqe nje nga kujtimet e mija te para eshte nen tingujt e muzikes. Me pas, kur isha ne klasen e 7-te u apasionova pas rrymes metal dhe nuk ndryshova me.
Cfare instrumenti luan?
Luaj ne bas dhe kitare.
Si nisi dashuria per muziken?
Per mua ka qene me e lehte te vihesha ne kontakt me muziken sepse babai im ka qene muzikant dhe sic e permenda kam qene qe i vogel i rrethuar nga muzika dhe nga instrumente muzikore.
Cfare eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Kam filluar qe ne moshen 16-vjecare te luaj me bandat e atehershme te skenes metal si Diverge, Wargasm, Muzgart dhe me pas kam qene gjithmone i pranishem me bandat Aten dhe Urtar. Momentalisht jetoj ne Melbourne ku banda me te cilen jam aktiv quhet MrKill.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Grupi i preferuar nga e gjithe skena boterore e metalit (edhe pse eshte shume e veshtire si zgjedhje) eshte Limbonic Art. Me pas mund them grupet si Origin, Tidfall, The Faceless dhe Mayhem.
Artistet qe kane ndikuar me shume tek ty?
Nje nga artistet qe me kane influencuar shume eshte Victor Wooten, eshte nje nga basistet me virtuoze ne bote. Gjithashtu mund te permend dhe Dominik Forest Lapointe.
Zhanri qe do ta shohesh te vdese mizorisht?
Padyshim qe Deathcore-i.
Albumi qe do te luhet ne funeralin tend?
Nje nga te shumtet (lol) eshte Tartaros “The Red Jewel”.
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Nje nga arsyet e pafundme, mendoj, eshte indiferenca e publikut shqiptar per muziken e vertete dhe jo per ate qe eshte me e lehte per t’u mbajtur mend dhe me ‘popullorja’. Gjithashtu dhe fakti se askush nuk mbeshtet bandat lokale ose artistet cilesore qe kane vertet potencial dhe dicka autentike per t’i dhene muzikes shqiptare ne pergjithesi.
Muzikanti me i madh shqiptar eshte?
Ne fakt une kam admiruar gjithmone babain tim si muzikant e si artist dhe per ate qe i ka dhene skenes se muzikes moderne shqiptare keshtu qe do them Francesk Radi.
Endrra ne sirtar?
Nje deshire qe e kam pasur gjithmone eshte qe te luaj ne nje skene te madhe boterore nje dite, perkrah grupeve me te medha te metalit.
Live yt i preferuar (qe keni performuar)?
Nje nga live-t qe me ka mbetur ne mendje eshte kur kemi performuar me Aten te Piramida e Tiranes, ku kemi qene dhe grup support-i per banden e famshme Sinister.