15 Shk Avdor Sangreal
Kush je ?
Avdor Sangreal
Kontakti i parë me muzikën ?
12 vjeç
Çfarë instrumenti luan?
Piano, Fizarmonike ,Kitare , Bateri
Si nisi dashuria për muzikën?
Vetevetiu
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Kompozime klasike dhe serioze, kam krijuar grupet “Orient Express” “Fytyrat” ,”Empty” . Projektet – “Empty Project Albania” ose “Epa” dhe “Sangreal” kam qenë pjesëtar edhe te grupi “Të Tjerët” dhe disa grupe të tjera Rock , metal dhe black metal.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Radiohead, Pink Floyd , S.O.A.D , Lorn, Otis Stack, Travis Scott, Sevdaliza, Jein, Ulver dhe shumë të tjerë
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Asnjë
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Tallavaja
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Shadows of the sun nga Ulver
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Nga injoranca dhe nga kultura post komuniste dhe komuniste dhe nga konservatorizmi dhe po ashtu sepse ne si popull marrim më të këqijat e më të shëmtuarat nga bota.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Ferdinand Deda
Ëndrra në sirtar?
Sa të duash…
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Live im i parë që kam bërë me “Orient Express” në klubin House of Arts në 2002