Alban Muskaj

Alban Muskaj

Kush je ?
Alban Muskaj
Kontakti i parë me muzikën ?
Kam filluar të luaj në piano që në klasë të parë në Liceun Artistik.
Çfarë instrumenti luan?
Piano ,Kontrabass, Kitarbass.
Si nisi dashuria për muzikën?
Fillimisht kam qenë një femije i imponuar që duhet të studionte në piano, gjërat ndryshuan kur vazhdova të studioj për Kontrabass në shkollë të mesme. Këtu ishte periudha që nisa të praktikoj dhe në Kitarbass ku nisi vërtet dashuria për muzikën të kisha lirinë time në krijime dhe në lojë me instrumentin, ndryshe nga më parë që duhet të zbertheja në mënyrë robotike çdo notë muzikore që më ishte dhenë në një partitur.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Eksperienca ime personale muzikore është rreth 14 më e shumta në studimin e muzikës klasike ku kam qenë pjesë dhe e koncerteve të ndryshme si kontrabassist, jam pjestar i vetëm 1 bande muzikore që prej 3 vjetësh me Into Thin Air ku kemi luajtur në live të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Rhcp,Primus, Buckethead, Tool, Rage Against Machine
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Artistët që kanë ndikuar më shumë në lojën time në bass dhe që mundohem të përdor teknika të tyre janë bassistet e dy grupeve më siper Red Hot Chili Peppers dhe Primus. Janë nivel shumë lart teknikisht dhe në linja super të gjetura.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Tallavaja dhe Ylli Limani dhe personazhe te këtij lloji që dmth më keq ska.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Buckethead-Electric Sea
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Se shtresa më e madhe e popullsisë janë robq*ra , sorry për përgjigjen kaq të qartë. 🙂
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Bojken Lako
Ëndrra në sirtar?
Shpresoja që muzika që luaj konkretisht me banden që kam të vlersohemi dhe të njifemi aq sa meritjmë për cka po japim.
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Se di është e njëjta gjendje në cdo live.