07 Dhj Adonis Kasneci
Kush je?
Jam Adonis Kasneci, dashamir i muzikës edhe shijes t’mire.
Kontakti i parë me muzikën?
Kontakti parë me muzikën ka qen qysh kur i kam pas 4,5 vjet, kur në dasmen e nji kushëriri ishte një bend live që performonte. Une jom fascionu me tupanxhine (daullistin) aq shumë, sa që krejt natën kom nejt afër tij edhe e kom përciell si luante.
Çfarë instrumenti luan?
Instrumenti jem i parë është Gitara, por di të luaj edhe bas, tupana edhe sint.
Si nisi dashuria për muzikën?
Dashuria për muziken lindi spontanisht, si mënyrë e shprehjes deri te komunikimi me veten e tjerët. Arti në përgjithësi e ka këtë mundësi.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Me muzik ja kom nis mu marr qysh në shkoll te mesme si Dj, masenej si gitarist i nji cover bendi në Ulqin. Në vitin 2010 me shoket Fatin, Grantin edhe Petritin e kena formu bendin Pinkmetal. Një ksi bendi ka mungu në skenën underground në Prishtine e Kosove. Ndërkohe jom marrë edhe me disa projekte muzikore eksperimetale, solo edhe duo. Vlen të përmendet duo projekti Eminence Grise nga Ulqini, i zhandrit post punk- new wave.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Pyetje e vështirë por masi duhet mu përgjigj po i shkruj disa: Metallica, Motorhad, Joy Division, Radiohead, Nick Cave and the Bad Seeds, Ramones etj.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Ka disa bende që kanë ndiku tek unë shumë, në disa faza të jetës. Si i ri, djalë i shkollës së mesme, kom ndëgju shumë Hevay Metal, bendet si Metallica, Iron Maiden, Motorhead, Sepultura, Dimmu Borgir, Morbid Angel etj. Kur kom ardh në fakulltet në Prishtine, kom nis me ngu Punk, Post Punk, New Wave, muzik elektronike gjithashtu, bendet si Joy Division, Bauhaus, The Sound, Nick Cave, Kraftwerk, Underwold etj. Ndërkohe e kom zbulu edhe Radiohead e shumë bende tjera që kanë ndiku në mua si muzikant.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Asnjë zhaner nuk dëshiroj të vdes, por dëshiroj që disa zhandre e disa artiste të mos promovohen aq shumë, sepse jan ‘toksik’ për rinine edhe shoqërinë në përgjithsi.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Nick Cave and the Bad Seeds – Murder Ballads
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Muzika shqiptare ska bazë të fortë, mendimi im. Në ‘bazë të fortë’ mendoj se në të kaluaren (vitet 70ta edhe 80ta) nuk ka pasur shumë muzikë alternative edhe undergorund. (përveq disa Bendeve). Normal gjendja politike e sociale ka ndikuar në këtë gjendje. Mendoj se kjo ndikon pak në të tashmen.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Ka shumë. Për shijen teme janë disa: Dritero Nikqi, Genc Salihu, Liburn Jupoli, Bojken Lako.
Ëndrra në sirtar?
Të performoj me bendin tim në festivalet e mëdhaja botërore.
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Ka shumë. Ndoshta Live-at në Prizren me kanë mbet më së shumti në mendje, Dokunights, Ngomfest, Lumbardhi.