9 dokumentare mbi muziken rock/metal

9 dokumentare mbi muziken rock/metal

Në këto ditë karantimi global, më e mira që mund të bëni është që të merreni me pasionet tuaja qe ju bëjnë të lumtur. Ne tek 3akorde jetojmë për muzikën rock, metal dhe cdo nënzhaneri që mund të ketë brenda.

Dokumentaret mbi muziken rock, metal janë të pakta, por ato që janë realizuar kanë vlera shumë të mëdha artistike dhe informuese. Më poshte keni 9 dokumentar mbi muzikën rock/metal, që do t’iu heqin mendjen pak nga izolimi momental. Shijojeni ( disa kanë dhe linqe ) Në këtë listë nuk kemi përfshire dokumentarët artistik si psh The Wall nga Pink Floyd. Do të jetë pjesë në një listë tjetër.

Sound City

Dave Grojl i Nirvana blen studio legjendare Sound City dhe realizon nje album me artist si Trent Reznor, Josh Homme, Paul Mcartney e shume te tjere. Dokumentar interesant mbi dashurine mbi muziken, per pajisjet analoge dhe instrumentet retro.

It might get Loud

Jack White, Edge dhe Jimmy Page flasin mbi 1 ore e gjysem mbi kitaren dhe rifete tyre me te dashura. Besoj kaq mjafton….

Until Light Takes us

Skena kontraversiale e bllek metalit ne Norvegji gjithmonë ka shkaktuar debate te shumta. Një dokumentar perfekt për tu prezantuar me zhvillimet e skenës gjate konceptimit te saj. Me intervista nga Darkthrone, Varg Vikernes, Immortal, Emperor, e shume te tjere.

Last Days Here

Historia tragjike e Bobby Liebling e Pentagram, sesi substacat i shkaterruan karrierën një prej bandave më ikonike të viteve 70.

Metal: A headbanger Journey

Besoj të gjithë e kanë parë dokumentarin e antropologut Scott Dunn. Një antologji përmbledhje shume e sakte emetalit dhe intervista ekskluzive nga Ronny James Dio, Iommi, Mayhem, Slayer e shumë të tjere.  Mbase dokumentari qe duhet pare nga cdo person që dashuron muzikën ekstreme.

Lo sound Desert

Nje dokumentar mbi zhvillimin e skenes desert rock ne Kaliforni ne fundin e viteve 80 fillim viteve 90. Me banda si Kyuss, Yawning Man, QOTSA, Fatso Jetson, Across the River etj


Such Hawks, Such Hounds

Dokumentari më i bukur përsa i përket fansave te muzikës së rëndë southern, stoner, sludge, doom. Me intervista ekskluzive nga Saint Vitus, Matt Pike i Sleep, Al Cisneros i Om, Melvins, Scott Reader i Kyuss, Geezer Buttler i Sabbath e shume e shume te tjere.

Metallica: Some Kind of Monster

Metallicat në ditët më të errëta të tyre. Një dokumentar tepër njerëzor për problemet që kanë pas para publikimit te St Anger një nga bandat më të mëdha në botë.

Blood, Sweat, Vinyl. DIY in the 21st Century

I preferuari i ynë. Një dokumentar mbi muzikbërjen moderne. Artist indipendent që kanë sakrifikuar gjithcka. Muzikbërja indipendente në nivelet me te larta dhe sakrificat e artistëve për te realizuar ëndërrat e tyre. Me intervista nga banda si Neurosis, Isis, Pelican, Melvins, Godspeed You Black Emperor, Converge etj etj.