Këngë të vjetra shqiptare që dëgjohen ende në 2018-ën

Këngë të vjetra shqiptare që dëgjohen ende në 2018-ën

Pavarësisht kohës, e cila rrjedh dhe venit të shkuarën ka disa këngë që siç do të thonim të gjithë, “s’vdesin kurrë”. Nuk ka rëndësi nga vjen, ku je zhvendosur së fundmi me banim, sa cool ndihesh apo ç’vende frekuenton të shtunën mbrëma.

Kur vjen puna te këto këngë të vjetra, bëhemi bashkë dhe këndojmë në kor. Ose ose, netëve vonë, kur jemi lodhur nga muzika komerciale që s’na e ngroh më shpirtin rrëmojmë këto tinguj të vjetër dhe gjejmë aty ngushëllim.

Kush ende vuan e di fare mirë se “Dashurisë së shkuar” nga Aleksandër Gjoka është himni i dashurisë së humbur.

Koha pa ne mbeti e ngratë,
unë i pafat në dashuri
Sa kujtime kthehen pas,
a më sjell ndër mend ti tani.

Por s’mund ta lemë me kaq. Mendon Aleksandër Gjokën dhe bashkë me të vjen një listë e gjatë këngësh: “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Zemra e një gruaje”, etj.

Pastaj kërkon një këngë lozonjare, një dedikim të ngrohtë dhe e di ç’duhet të dëgjosh: “Çapkëne moj”, Kastriot Tusha.

https://www.youtube.com/watch?v=nqn7-zDYPZg

“Humba pranverën” nga Françesk Radi do të jetë përherë në mesin tonë. Një këngë shumë aktuale, e cila i këndon mërgimit.

 

Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je merzitur
Vetëm, vetëm, s’e shtyva jetën,
hapma portën ooo
hapma portën ooo

Dekadat zëvendësohen, një epokë kapërcen tjetrën ama jeta dhe intrigat e saj janë po ato. Albërie Hadërgjonaj i këndonte në Festivalin e 1996 në RTSH mikeshës së saj, që i mori dashurinë e jetës.

Një ditë do linim lodrat, fëmijërinë
E bashkë do jetonim
Moshën e rinisë
E para do mësoje
Të miat endërrime
Do njihje ti kush ishte
Dashuria ime

E nëse këtu situata nuk është në favorin e saj, puna ndryshon te “Lozonjare”.

O ju djema mos më flisni
O ju djema mos më ngisni
Ju të gjithë më doni mua
Por unë një, veç njërin dua

Jam një vajzë lozonjare
Djemtë i tërbova fare
Kush më puth buzën e sytë
Ka të gjitha pasuritë

Sigurisht ku ka “këngë të vjetra” ka gjithmonë 2 grupe historike: Elita 5 dhe Fisnikët. Si thoni për:

Listës i shtohet Aurela Gaçe. Kënga e parë që ju vjen në mendje? “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”. E meqë jemi në këtë periudhë vazhdojmë me:

Ardit Gjebrea – “Makina e memories”

Rovena Dilo dhe Pirro Cako – “Për një çast më ndali zemra”

https://www.youtube.com/watch?v=YyUnH9FV134

Eneida Tarifa – “Ëndrrat do t’i marr me vete”

Agron Berisha – Vetëm 5 minuta

Leonora Jakupi – “A vritet pafajësia”

Ledina Çelo dhe Sabri Fejzullahu – “Ma ke prish gjumin e natës”

Irma Libohova dhe Eranda Libohova – “Nuk e harroj”

https://www.youtube.com/watch?v=mljF7fbqZq8

Dhe pas kaq shumë këngëve me vuajtje, përpara jush:

Dashnor Diko- “Bananja”

ose ose Kozma Dushi- “Eja o shoku ynë”. /Anabel/