Gjergj Mero

Gjergj Mero

Kush je?
Kjo është pyetja më e vështirë.
Kontakti i parë me muzikën?
Muzikën rock? AC/DC, Heat Seeker MTV 1987-88
Çfarë instrumenti luan?
Kitarë/Korda Vokale
Si nisi dashuria për muzikën?
Ndoshta kemi lindur bashkë.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Kronologjikisht: Alternative, Doom, Thrash, Death, DJ Act, Crossover, Cyber Punk
5 Artistët/Bandat e preferuara?
Metallica, Judas Priest, The Doors, Tiamat, AC/DC.
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Kinematografia Shqiptare, Queen, Marilyn Manson, Mitrush Kuteli, Thunder Way, The Doors, Grunge era, Chagall (duhet një piktor në listë), Mark Tuein, Andersen. Kam qenë fanatik i Balzak/Remark, tani nuk i shtyj dot.
Zhanri që do ta shohësh të vdesi mizorisht ?
Muzika “moderne” shqiptare besoj por ka rolin e saj dhe ajo. Është tregues demografik.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Fuck, gjithmonë kam menduar Orion, sot them se Back In Black ose Painkiller, varet si do e kem humorin atë ditë.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Kur ka lulëzuar?
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Kujtim Laro besoj.
Ëndrra në sirtar?
Kam pasur një qerre, tani dua të bredh Mesdheun me ndonjë barkë/anije të vogël me Elën kur të thinjemi plotësisht. Aaaaa, për muzikë… Dua thjesht të luaj sa të kem frymë.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
MUWW ndoshta.