Artea Bajri

Artea Bajri

Kush je ?
Une jam Artea Bajri, jam studente dhe performuese e muzikës
Kontakti i parë më muziken ?
Realisht diku rreth moshës 4 vjecare ne piano, mirëpo fillova kurset e para në moshën 8 vjeqare.
Çfarë instrumenti luan ?
Bass Guitar.
Si nisi dashuria për muzikën ?
S’mund ta kujtoj, besoj se ishte nga momenti i pare qe kam degjuar ne pergjithesi.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Unë kam qenë Basiste ne grupe/banda/projekte të ndryshme të cilat po ashtu ishin të bazuara në zhanre të ndryshme. Mirëpo besoj se është më e arsyeshme për veten të flas për dy bendet që jam aktive aktualisht të cilat janë:
– Shlem është bendi im kryesore. Eshtë një bend i padefinuar në aspektin e zhanrit. Anon më së shumti nga Metali mirëpo ka edhe nga zhanret Funk, Jazz, Groove Metal etj.
Ndërsa bendi i dyte është
-Trampoline i cili është bend që anon më shumë nga Grunge e Rock të cilin më kanë ftuar. Janë super muzicienta dhe supër të mirë.
5 Artistët/Bandat e preferuara ?
1. Faith no More
2. TOOL
3. Perfect Circle
4. Fugazi
5. Korn
Artisti i preferume është Mike Patton.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Ilir Bajri! Pa asnjë dyshim.
Zhanri që do ta shohësh të vdesi mizorisht ?
Asnjeren, muzika është muzike. Sa më shumë devijime të zhanreve aq më shumë për të degju. ?
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Do jem e vdekur, nuk më intereson.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Nuk besoj se ka degraduar nga ana e Pop muzikës apo Folk, sepse pëlqehen nga ana e madhe e popullatës. Mirëpo mund t’flas nga ana e zhanrit tim dhe mund t’them se skena e rockut apo Metallit ska përkrahje të madhe si në vitet e 90-a ku kishe evente të shpeshta në këtë lloj zhanri në kafet ku ky lloj zhanri ishte i përditshëm.
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Ummm, ka disa… kemi plot ?
Ëndrra ne sirtar ?
Të përkrahet zhanri i Metalit mirëpo edhe të ketë sa më shumë performues në të.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Besoj se cdo muzicient e di se ne Live gjithmonë do ketë ndonjë mungesë apo gabim apo vetem edhe sikleti i performimit mund të jetë faktore, andaj në vend të një Live-i do them ushtrimet ne garazhe janë më të knaqeshme.