Anatomia e industrisë muzikore në shifra – Courtney Love

Anatomia e industrisë muzikore në shifra – Courtney Love

Courtney Love does the math

Sot dua të flas për piraterinë dhe muzikën. Çfarë është pirateria? Pirateria është akti i vjedhjes së punës së një artisti pa paguar për të. Nuk e kam fjalen për Napster-type software. Por për kontrata të rëndësishme diskografike.
Dua ta filloj me një histori rreth grupeve të rokut dhe kompanive diskografike dhe të bëj pak ‘matematikë’ kontratash :
Kjo histori ka të bëjë me nje grup ‘ankandi’ (aka bidding-war band) , i cili përfiton 20 përqind royalty rate dhe një paradhënie prej një million dollarësh. (Asnje grup ‘ankandi’ nuk kishte fituar më parë një përqindje aq të lartë, por gjithsesi). Këto janë thjeshtë përllogaritjet e mia ‘komike’ të bazuara në realitet dhe thjesht doja të qartësoja duke shprehur me bindje se këto përllogaritje janë më të mira se ato që do të ofronte Edgar Brofman Jr (presidenti dhe CEO I Seagram, pronar i Polygram).

Çfarë ndodh me ato 1 milion dollarë?

Grupi harxhon gjysëm milioni për të regjistruar albumin e tyre. Gjë që i le ata me $500,000 të tjerë. Menaxherët e tyre marrin komisionin prej 20 përqind,pra $100,000. Pra paguajnë secili nga $25,000 për avokatët dhe menaxherët.
Mbeten $350,000 për t’u ndarë mes katër anëtarëve të grupit. Heqim taksat prej $170,000, mbeten edhe $180,000. Pra nga $45,000 për person.
Jane $45,000 me të cilat supozohet të jetosh për një vit deri sa të dalë albumi në treg.
Albumi rezulton një hit i vërtet dhe shet një milion kopje. ( Pra, ky grup nxorri në treg dy këngë dhe bëri dy video. Të dyja videot duan nga një million dollarë për t’u realizuar dhe 50 përqind e kostos së produksionit rikuperohen nga përqindja në royalies e grupit.
Grupi perfiton $200,000 suport për ture, shume e cila ju kthehet 100 përqind.
Kompania diskografike shpenzon $300,000 ne promovimin e grupit në radio. Duhet të paguash per promovimin e pavarur në mënyrë që kënga jote të dale në radio; promovimi i pavarur është një sistem ku kompanitë diskografike përdorin emrat e dyte (middle names) në mënyrë që të shtiren sikur nuk e njohin stacionin e radios – sistemi i unifikuar i transmetimit – paguhet për të luajtur albumin e tyre.
Të gjitha këto promovime të pavaruara kushtojnë dhe i faturohen grupit.
Meqë një million dollarëshi fillestarë gjithashtu ju rikthehet, grupi i detyrohet kompanisë diskografike 2 milion dollarë.
Nësë të gjitha albumet shiten me cmimin fillestar, pa ulje , grupi fiton 2 milion dollar ne royalties, sepse 20 përqindëshi I tyre përllogaritet në 2$ për disk.
Dy milion dollarë në royalties minus $2 milion ne shpenzime të rikuperueshme është e barabartë me … zero!

Cila është shuma që përfiton kompania diskografike?
Ata perfitojnë $11 milionë.
Kushton $500,000 për të prodhuar CD-të dhe ata i dhanë grupit një million dollar. Plus ishin dhe 1 milion dollarë shpenzime në video, $300,000 per promovimin në radio dhe $200,000 ne suportin per tur. (tour support).
Kompania gjithashtu pagoi $750,000 në promovimin e muzikës.
Shpenzuan $2.2 milion ne marketing. Që është më së shumëti reklamë e vakët,por marketingu gjithashtu paguan per ato posterat gjigandë të Marilyn Manson në Time Square dhe ata djemtë e rrugëve që qarkullojnë vërdalle në një furgon duke shpërndarë bluzë të Korn dhe kapele. Pa përmendur pastaj udhetimet ne Scores dhe para për bakshish për te gjithë.
Mblidhi të gjitha dhe kompania diskografike ka shpenzuar rreth 4.4 milion.
Pra fitimi i tyre është 6.6 milion; grupi nga ana tjetër mund të punojë tek 7-Eleven.
Sigurisht që e benë qejfin e tyre. Të dëgjosh veten në radio, të shesësh albume, të kesh fansa të rinj dhe të dalesh në TV është fantastike, por tani grupi nuk ka para mjaftueshëm për tv paguar qeranë dhe asnjë nuk mban përgjegjesi.
Më e keqja nga të gjitha, pas gjithë kësaj, grupi nuk zotëron asgjë nga puna e tyre… mund ta paguajnë kredinë përgjithmonë, por s’do jenë kurrë të zotët e shtëpisë. Media jonë thotë “Boo hoo, I shkreti yll rocku, paten një rrugëtim të këndshëm. Fuck them që ngritën zërin” ; por unë them se ky dialog është jetësor. Dhe njerëzit cinik të medias, që janë më të fiksuarit me famen se vetë të famshmit, duhet të informohen mbi sistemin e vlerave.
Kur shikon ato rreshtat e shkruar në një CD, lexon copyright 1976 Atlantic Records ose copyright 1996 RCA Records. Ndërsa kur shikon një libër , shkruhet dicka e tipit copyright 1999 Susan Flaudi ose David Foster Wallace. Autorët janë pronarë të librave të tyre dhe ua licensojnë ato publikuesve. Në momentin që kontrata përfundon, autorit I kthehet libri mbrapsht. Por kompanitë diskografike zotërojnë autorësinë tone përgjithmonë.
Ky system është vendosur i tillë në mënyrë që pothuajse asnjë të mos paguhet.

 

Recording Industry Association of America (RIAA)

Nentorin qe kaloi , nje kongresmen I quajtur Mitch Glaizer, me mbeshtetjen e RIAA, shtoi nje “ndryshim teknik” ne nje project-ligj qe e percaktonte muziken e regjistruar si “vepra me qera” në bazë të Ligjit për të Drejtën e Autorit të vitit 1978. Ai e bëri këtë pasi perfundoi i gjithe procesi degjimor per projekt-ligj-in. Në kohën kur artistët mësuan për ndryshimin, ishte shumë vonë. Projekt-ligji ishte në rrugën e tij për në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e presidentit.
Ky ndryshim delikat në ligjin e të drejtave të autorit do të shtojë miliarda dollarë ne llogarite bankare te kompanive te regjistrimit pergjatë viteve të ardhshme – miliarda dollarë që me të drejtë duhej të ishin paguar për artistët. “Punë me qera” tani është pronë e përjetshme e kompanive diskografike.
Sipas Ligjit për të Drejtën e Autorit të 1978, artistët mund të rimarrin të drejtat e autorit mbi punën e tyre pas 35 vjetësh. Nëse ke shkruar dhe regjistruar “Everybody Hurts”, të paktën te rikthehet si trashëgimi familjare pas 35 vjetësh. Por tani, për shkak të nje vemjeje të vogël të korruptuar, “Everybody Hurts” nuk kthehet kurrë në familjen tende, dhe tani mund t’i shitet atij qe ben oferten më të lartë.
Prej vitesh kompanitë diskografike janë përpjekur të vendosin dispoziten “punë me qera” në kontratat e tyre, dhe Z. Glazier pretendon se “puna me qera” vetëm “kodifikoi” një praktikë standarde të industrisë. Por ligjet e të drejtave të autorit nuk identifikuan regjistrime me sound (audio) si të pershtatshme për t’u quajtur “vepra me qera”, kështu që ato kontrata nuk kishin ndonje rendesi. Deri me tani.
Shkrimi dhe regjistrimi i “Hey Jude” tani është njesoj si të shkruash një libër në anglisht, të shkruash teste të standardizuara, të përkthesh një roman nga një gjuhë në një tjetër ose të krijosh një hartë. Këto janë llojet e gjërave të adresuara në aktin “punë me qera”. Dhe të shkruash një test të standardizuar është një punë me qera. Mos bërja e një regjistrimi.
Pra një asistent ndryshoi në mënyrë thelbësore një ligj tejet të rendesishem kur ai kishte vetëm autoritetin për të bërë korrigjime drejtshkrimore. Kjo nuk është c’na kane mesuar per funksionimin e qevererise në qytetarine e shkolles se mesme.
Tre muaj më vonë, RIAA punësoi Z. Glazier për t’u bërë keshilletari ligjo I kompanise,me një pagë që padyshim ishte shumë më e larte se ajo që kishte si “djali qe rregullonte gabimet drejtshkrimore”.

RIAA përpiqet të na binde se ky ndryshim ishte i domosdoshëm për shkak të një dispozite në projekt-ligj që muzikantët mbështesnin. Kjo dispozitë parandalon cilindo që të regjistrojë emrin e një personi të famshëm si adresë në internet pa lejen e këtij personi. Fantastike. Unë e kam emrin tim dhe duhet të jem në gjendje të bëj atë që dua me emrin tim.
Por projektligji gjithashtu kishte një përjashtim që lejon një kompani të perdornin emrin e një personi për një adresë në internet nëse krijojnë një punë me qera (work for hire). Që do të thotë që një kompanise diskografike do t’i lejohej të zotëronte faqen tende të internetit kur regjistron albumin tend “work for hire”. Siç thashë: Sharecropping.
(ketu sharescriping- forme agriculture ku pronari lejon nje qiradhenes te perdori token e tij ne kembin te ndarjes se produkteve bujqesore qe prodhohen ne ate prone.)
Edhe pse kurrë nuk kam takuar ndonjë në një kompani diskografike që te”besonte në Internet”, ata të gjithë janë përpjekur të mbrojne veten e tyre duke mbrojtur të drejtat dixhitale të të gjithëve. Jo se ata dinë çfarë të bëjnë me to. Hapni website-in e nje grupi muzikor te njohur. Më jepni një dollar për çdo herë që shihni një shenjë të bezdisshme “në ndërtim”. Une e bezdisja shpesh Geffen qe te bente nje pune me te mire. Me injoruan plotesisht per dy vite, deri sa mora mbrapsht emrin e grupit. Goo Goo Dolls janë duke luftuar për të fituar kontrollin e emrit të tyre të domain nga Warner Bros, të cilët pretendojnë se e kane ne pronesi emrin ,sepse kane krijuar një mut website promovues për grupin.
Orrin Hatch, kantautori dhe senatori republikan nga Utah, duket se është personi i vetëm në Uashington me një pamje progresive të ligjit për të drejtat e autorit. Një keshillues ligjore thotë që nuk ka asnje në dhone me kendveshtrim te njejte dhe se “kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Sonny Bono do të ishte akoma gjallë”.

Meqe ra fjala, cilin project-ligj mendoni se industria e regjistrimit përdori për këtë ndryshim?
Akti I Ripercaktimit te kompanive diskografike? Jo . akti I te drejtave te autorit te muzikes? Jo. Akti I autoresise se “nje pune me qera”? Jo.
The Record Company Redefinition Act? Jo. The Music Copyright Act? Jo. The Work for Hire Authorship Act? Jo.
Po per aktin e Shikimit Satelitor në Shtëpi të vitit 1999?
Te vjedhesh te drejtat tona te autorit ne mes te nates, kur akush nuk po shikon dhe pa seanca degjimore, eshte pirateri.
Eshte pirateri kur keshilluesit ligjore te RIAA ndryshojne ligjin e falimentimit qe ta bejne me te veshtire per artistet te deklarojne se kane falimentuar. Disa artiste kane deklaruar falimentim vetem qe te shpetojne veten nga kontratat djallezore. TCL deklaroi falimentimin pasi moren më pak se 2 përqind të 175 milion dollarëve të fituara nga shitjet e tyre në CD. Kjo ishte rreth 40 herë më pak se fitimi që u nda midis kompanive të menaxhimit, prodhimit dhe regjistrimit të tyre.
Toni Braxton gjithashtu deklaroi falimentim në 1998. Ajo shiti CD me vlerë 188 milion dollarë, por mbeti troke për shkak të një kontrate të tmerrshme regjistrimi që e paguante ate më pak se 35 cent për albumi. Falimentimi mund të jetë mbrojtja e vetme e një artisti kundër një marrëveshje vërtet të tmerrshme dhe RIAA dëshiron ta heqë atë.

Artistët duan të besojnë qe mund të fitojnë shumë para nëse jane të suksesshëm. Por ka me qindra histori për artistë në vitet ’60 dhe ’70 të tyre që mbeten troke sepse nuk fituan asnje kacidhe nga hitet e tyre. Dhe suksesi I vertet eshte nje enderr e larget per nje artist te ri sot. Nga 32,000 botime të reja çdo vit, vetëm 250 shesin më shumë se 10,000 kopje. Dhe më pak se 30 shkojnë platin.
Kater korporatat diskografike me te medha financojne RIAA. Keto kompani jane te krimbura ne para dhe sigurisht qe te mire-prezantuara. Artistet dhe muzikantet ne te vertet nuk kane para te mjaftueshme per te konkuruar. 273,000 muzikante qe punojne ne amerike bejne rreth $30,000 ne vit. Vetem 15% e anetareve te Federates Amerikane te Muzikes bejn nje pune te qendrushme ne muzike.
Por industria e muzikës është një biznes qe ben 40 miliardë dollarë në vit. Një e treta e të ardhurave vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Shitjet vjetore të kasetave, CD dhe video janë më të mëdha se prodhimi kombëtar bruto i 80 vendeve. Amerikanët kanë më shumë CD player, radio dhe VCR sesa ne kemi vaska.
Histori pas historie tregohen per artistet—disa prej tyre në vitet ’60 dhe ’70, disa prej tyre autorë të këngëve të mëdha të suksesshme që të gjithë ne I njohim ,i duam, dhe i këndojmë – duke jetuar në varfëri totale dhe qe nuk jane paguar kurre. Pa qen pjese e nje komuniteti apo pa patur as kujdesin themelor shendetesor. Artistët që kanë bere miliarda dollarë për një industri vdesin te varfer dhe akush nuk kujdeset per ta.
Dhe ata nuk janë aktorë ose pjesëmarrës. Ata janë pronarët e ligjshëm, krijuesit dhe interpretuesit e kompozimeve origjinale.
Kjo është pirateri.

Teknologjia nuk është pirateri

Ky opinion është ende i paplote, kështu ndërkohë që i referohem Nasperit, kuptoni që nuk jam plotësisht e informuar. Unë do isha e para në radhë që do ngrija padi , për të mbrojtur të drejtat e mia si autor,nësë Nasper apo Gnutella nuk punojnë me ne për të na mbrojtur. Me pak fjale mbaj anen e Lars Ulrich [bateristi i Metallica] dhe me vjen shumë keq për të që nuk po arrin dot ta përqëndrojë cështjen e tij në dicka më të arsyeshme se ajo që pashe sot.
Gjithashtu mendoj se Metallicas po i behet padrejtësi me gjithë atë mllef kundrejt tyre. Është formë shumë jo artistike. Një artist ngre zërin dhe po ky artist shtypet. Mos leviz nga vëndi fëmi. Nuk është pirateri kur një femijë shkëmben muzikë në internet duke përdorur Napster apo Gnutella apo Freenet apo iMesh apo kur kalojne CD-t e tyre ne nje My.MP3.cpm apo MyPlay.com music locker. Është pirateri kur individët që udhëheqin ato kompani bejn mareveshje ne fshehtesi me avokatët për të mos mbështetur artistët.
Artistët për shume kohë kanë ofruar muzikën e tyre kundrejt asnjë pagese gjatë sistemit të vjetër, pra teknologjia që ua ekspozon muzikën tonë një audience më të gjerë mund të sjellë vetëm të mira. Pse nuk bashkëpunojnë me ne këto kompani dhe të bëjmë paqe?
Vitin që shkoi u shkarkuan biliona kënge, e megjithate shitjet muzikore mbeten lart. Ku është prova që keto shkarkimë janë në dëm të biznesit? Po rritet kërkesa për shkarkime.
Pse nuk po përfitojnë nga kjo mundësi e artë kompanitë diskografike? Pse nuk përpiqen të mësojnë nga fëmijët cfarë u pëlqen atyre? Pse kompania RIAA po hedh në gjyq të gjitha kompanitë që ndjekin këtë tendencë? C’kuptim ka të merresh me njerëzit që shkembejne MP3? Para! Para të cilat nuk kanë ndërmend të na I japin ne, shkrimtarevë të fitimeve të tyre.
Ne këtë pikë, genjitë që përdorin Napster nuk kanë seleksion me përzgjedhjet më të bukura gjithsesi , vetem ne rast se je fans I teknos. Ndoshta ndonje fans i pre-1982 REM, nuk ka punk te viteve 60, madje dhe Projekti Alan Parsons nuk u përfaqsua si duhet. Pra me pak fjalë, rock djemsh adoleshentë pa shumë imagjinatë. Ndoshta asaj pjese të popullësisë I intereson—dhe ne këtë rast, My Blody Valentine dhe Bert Bansch nuk do e zhduken dhe pak. Ka akoma kohë për të negociuar.

Shkatërrimi i qasjeve tradicionale

Diku gjatë rrugës shtepitë diskografike kuptuan që përfitojnë shumë më shumë nëse kontrollojnë sistemin distributor se sa të inkurajojë artistët. Dhe duke qënë se këto kompani nuk lanë vënd për konkurencë, artistët nuk kishin ku të përplaseshin. Kompanitë diskografike kontrollonin marketingun dhe promocionin; vetëm ata kishin aftësinë te vendosin albume në te gjitha dyqanet e mëdha muzikorë dhe të bënin që këto të fundit të luheshin shumë në radio. Ky pushtet i vendosi ata mbi artistët dhe audiencen.
Të ishe në rolin e portierit ,sillte përfitime të medha, por tani luajmë në një botë pa porta. Internet na lejon ne artistëve të komunikojmë në mënyrë direkte me audience; nuk na duhet të mbështëtëmi tek një sistem jo eficent ku kompanitë diskografike promovojnë kengët/albumet tona në radio apo në shtyp dhe ulen duke shpresuar që fansat do e marrin vesh për muzikën tonë.
Kompanitë diskografike nuk e kuptojnë intimitetin midis artistit dhe fansave. Ata vendosin disa këngë ne radio, blejnë disa reklama dhe shpresojnë për më të mirën.

Teknologjia dixhitale i jep kujtdo në të gjithë botën akses të menjëhershëm me muziken.
Dhe filtrat po zëvendësojne portierët. Në një botë ku mund të marrim cfarë te duam, kurdoherë, si krijon vlera një kompani? Duke filtruar. Në një botë pa rezistencë, rezistenca e vetme që vlerësohet nga njerëzit është editimi. Nje filter bëhet me vlerë kur kupton nevojat e publikut dhe artistit. Kompanitë e reja duhet të jena ura lidhëse mes artistit dhe fansave të tyre.
Tani pëer tani menyra më e mirë për te aksesuar muzikë është të paguash $17. Ne një botë ku muzika kushton qoftë dhe një monedhë, një artist mund të shesë 100 milionë kopje ne vënd te një mijë.
Sistemi I tanishëm I pengon artistët të gjejn audiencë sepse ka shumë pengesa artificiale : promovime të kufizuara në radio, hapësirë e kufizuar në dyqane për albumet dhe numër I limituar spotesh nga kompanite diskografike.
Bota dixhitale nuk ka mungesa. Ka menyra të pafundme për të arritur tek audience. Radioja nuk është më I vetmi vend ku mund të dëgjosh një këngë të re. Dhe dyqanet e vogla muzikore në qëndra tregëtare nuk janë më I vetmi vend ku mund të blesh një CD të re.

Po largohem
Tani më artistet kan opsione. Nuk jemi më të detyruar të punojmë më kompani të mëdha, sepse ekonomia dixhitale po krijon menyra të reja për të reklamuar muzikën. Dhe artistët e lirë mes nesh nuk do detyrohen. Kjo do të thotë që ne, klasa e “skllevërve”, të cilën unë përfaqësoj, duhet të gjejë një mënyrë për të prishur kontratat. Kjo nuk kishte ndonjë rëndësi më parë ,prandaj qëndruam të gjithë.
Dua që çështja ime ligjore mbi kontratën shtatë vjeçare të kodit të punës në Kaliforni të thotë diçka për artistët e tjerë. (Universal Records më paditi sepse u largova se kontrata ime e punesimit kishte mbaruar, por ata thonë se një kontratë regjistrimi nuk është një kontratë personale; sepse industria e regjistrimit – qe eshte krijuar nga ne, janë manipulues të shkëlqyer, duke marrë, sic moren, një nëpunës për t’u mohuar Don Henley ose Tom Petty të drejtën për t’u dhënë familjeve te tyre te drejtat e autorit – në Kaliforni, në 1987, keshilluesit ligjore bejn nje ndryshim duke anulluar kontratat si kontrata personale, ne njefar menyre. Ndoshta. Pak a shumë. përsëri, ne erresiren e nates, pati sukses.)
Prandaj fjala ime do jete shpate. Pres te me injorojne ose te perjashtohem per shkak te kesaj padie. Pres te me ndjeke I njeti fat si Lars Ulrich. Bukur apo jo? Te pakten do I sherbeje nje qellimi. Une jam nje artiste dhe nje artiste e zonja, mendoj, por nuk jame ajo lloj artisteje qe duhet te luaje gjithe kohes dhe per rrjedhoje do penalizohet. Ndoshta dembelizmi dhe ky akt veteshkaterrues do ja vleje dhe do I sherbeje komunitetit qe deshperimit ka nevoje per kete. Nuk mund te me torturojne sic bene me Lucinda Williams.

***

Më pëlqen dhe dua të punoj me njerëz qe besojnë në muzikë dhe art. Dhe unë jam vetem maja e ajsbergut. Po largohem nga një shtëpi e madhe diskografike dhe janë me qindar artistë që do më ndjekin. Është një mundësi e mrekullueshmë për ato kompani që guxojnë ta kuptojnë si duhet.
Si mundet dikush të mposhtë sistemin aktual në momentin që dështon të përcjellë muzikë tek gjithë ato fansa? Që vetëm pret nga vetja një sukses me rritje prej 5 përqind në vit? Kjo metodë na jep një kulturë tepër të merzitshme. Në një shoqëri me 300 milionë banorë, vetëm 30 artistë të rinj në vit shesin një million albume. Pra me pak fjalë, një dështim total.

Ndoshta vërtet cdo fans do harxhojë më pak para, por të paktën mbase cdo artist do ketë një mundësi më të mirë jetese. Ndoshta kultura jonë do bëhet më interesante se ajo që aktualisht zotërohet nga Time Ëarner. Unë nuk jam e cmendur. Pa pyeteni pak veten, a është ndonjëri nga ju në njëfar mënyre I lidhur me median Time Ëarner?
Kam përshtypjen që shumë po erdhën nga kjo pyetje dhe më duhet të them që në këtë rast presidenti McKinley dështoi . Ndoshta do jemi ne ata që do të ofrojnë një zgjidhje.

Artistët do bien në kompromis nësë do mund të lidhen me qindar milionë fansa në vend te qindar mijëra që kemi tani. Sidmos në rast së humbasim gjithëcka na vjen më suskesin që kemi me sistemin actual. Jam e gatshme , në këtë moment, t’I lë gjithë keto kurthe – ne djallë vafshin – drejt derës për të patur eksperiencën e pastër të një artisti. Ata na rrethojnë me pengesa në mënyrë që të na mbyllin gojën. Në këtë menyrë kur ne të themi “skllaveri!” t’I drejtojnë gishtin kostumit tim që ma dhanë falas dhe të thonë “Mbylle gojën yll popi”.
Na,merri pantallonat e mia Prada. Ne djall. Na lini të bëjm punën tonë të vërtët. Të gjithë ata të fiksuar pas famës sepse nuk kanë më asgjë tjetër për të dhënë do zhduken ngadalë. Dhe gjithë të tjerët të varur nga fama sepse e gjetëm aty do gjejmë një mënyrë më të mirë për të jetuar.

Duke qënë se deri më tani e kam dhënë muzikën time kundrejt asnjë pagese nën ndikimin e sistemit të vjetër, nuk kam frikë nga ëireless, filet MP3 apo ndonjë ‘kercemin’ tjëtër për të drejtat e autorit. Cdo gjë që e bën mizikën timë më të aksesueshme për njerëaiit për mua është gjë e mrekullueshme. Filet MP-3 dëgjohen si me miza, po një këngë e një albumi të punuar mirë degjohet mrekullisht. Nuk më intereson aspak cfarë thonë të tjërët për regjistrimet dixhitale. Në këtë pikë janë shumë të mirë për muzikë që kercehet, po provo të dëgjosh një tingull të lëhtë në kitarë. Janë skandalozë.

Shtepitë diskografike i tmerron cdo gjë që tenton t’u marrë kontrollin nga duart. Ky biznes bëri që CD-të të shiten në kuti të mëdha të padobishme nga 6-12 inҫ vetëm sepse askujt nuk I kaloi ndërmend të ndërronin kutitë në dyqanet muzikore.
Le të mos I quajme shtëpi të mëdha diskografike “labels”. Le t’I thërrasim në emrin e tyre të vertet: distributorë. Ata janë të vetmit distributor dhe ekzistojnë për shkak të mungesës së konkurencës. Artistët u paguajnë atyre 95% të fitimeve të tyre sepse ua kishim nevojën që muzika jonë të dëgjohej. Sepse kanë një system dhe kur ata vendosin të shpenzojnë mjaftueshëm para – të gjitha të rikuperueshme (rikthyeshme) ,të gjitha ato të fituara prej meje– ata herë pas here mund të vënë në pah gjërat përmes këtij sistemi, në varësi të shumë faktorëve arbitrarë.
Sistemi i filtrimit të korporatave, i cili është sistemi që ju solli ju (sipas mendimit tim modest) një copëz muti si “Mambo Nr. 5” dhe nuk ju la të dëgjonit rekordin brilant të Cat Poëer ose rekordin e ri të mahnitshëm të Sleater Kinney, shije që lë për të deshiruar padyshim. Por ne s’I kemi paguar kurrë shtëpitë e mëdha diskografike për shijet e tyre. S’kanë qënë kurrë si Yahoo që të ofrojnë një shërbim të filtruar.
Ishin shumë faktorë që e detyruan një distributor të vendosë të shtyjë një regjistrim përmes sistemit:

Sa i fuqishëm është menaxhimi?
Kush i detyrohet kujt një nder?
Kusheriri i kujt promovuesi te pavarur eshte bateristi?
Cilën pjesë të vitit fiscal do vendosë kompania në rekorde?
A është i pozicionuar artisti aq keq saqë fitimi i tij prej 100 % në vend të 95 % nëse regjistrimi shet, me githë kuptimin e fjalës është një vjedhje?
Sa hapësirë e lire ka mbetur gjatë këtij viti?
Ishte rekordi një hit në Evropë në mënyrë që të ketë presion të korporatave për ta bërë atë të funksionojë?
Do ta shkatërronte grupi karrierën e tij live për të luajtur shfaqje falas për stacionet radio?
Tingëllon kënga e artistit mjaftueshëm si dikush tjetër që stacionet e radios do ta luajnë sepse i përshtatet tingullit të muajit?
E beri artisti këngën kolonë zanore në një film, në mënyrë që studioja e filmit të paguajë për videon?
Këto faktorë ndikojnë në vendimet që hyjnë në sistem. Jo shijet e publikut. Të gjitha këto gjëra po zhduken tani. Ato janë zhdukur ose janë në rrugën e tyre drejt zhdukjes. Nuk na duhen më ata. Thjesht nuk kemi nevojë për ta.
Dhe nëse nuk do të bëjnë për mua atë që mund të bëj për veten time me menxhuesen 19 vjecare te faqes sime të Webit, ather bejne mire te me hiqen nga syte. [Unë do te] lejoj miliona njerëz të dëgjojnë muzikën time pa paguar asgjë në qoftë se ata dëshirojnë dhe shpresoj te jene mjaftueshem te mire sa te len nje feedback te mire nese ju ka pelqyer.
Ende më duhen gjërat e vjetra. Ende kam nevojë për një producent në krijimin e një kenge, ende kam nevoje të dal në radio (e cila kushton shumë para), ende kam nevoje të kem hapësirë për pajisjet CD, ende kam nevoje te siguroj nje mundesi qe muzika ime te shkoje dhe te njerezit qe nuk kane kompjuter. Me duken shume gjera akoma, por te gjitha keto mund t’I marr nga nje kompani e perbashket qe sherben n te miren time dhe e d vendin e saj. T’I sherbeje artistit dhe t’I sherbeje publikut: Ky është vendi i tij.

Barazi për artistët.
Një kompani e re që u jep artistëve barazi të vërtetë në punën e tyre mund të marrë përsipër botën dhe të fitojë shumë para. Ne frymezohemi nga mënyra se si paguhen njerëzit në ekonomine e re. shume artiste visual(visual artists) ,software dhe hardware designers kanë pronësi te vërtet të punës së tyre. (të drejta të autorit).
Kam nje mbese e cila është 14 vjece. Dikur donte të behej një yll roku. Para kësaj donte të bëhej aktore. Dhe që 4 muaj më parë, e gjeni dot se cfarë dëshiron të bëhet kur të rritet? Cila ështe karriera magjepsëse që do te zgjedhe? Sigurisht pra, ajo dëshiron të bëhët web designer. Është një punë kaq magjepsëse!
Kur njerëzit bëjn biznes me një artist, duhet t’I shikojne gjerat ne një kendvështrim tjetër. Ne duam të trajtohemi me të njëjtin respect si një web designer. Nuk jemi si ata punonjësit e Intel-it nga Portland që dinë si te “menaxhojnë stresin”. Nuk e kuptojmë e as duam ta kuptojmë kulturën e korporatave.
Biznesit “nje I famshem per shitje” po I vjen fundi, te paktën kështu shpresoj …

Shërbimet dhe bakshishet

Une e di vendin tim. Jam nje kamariere. Jam ne industrine e sherbimeve.
Jetoj me bakshishe. Me raste do injorohem, por nuk ka problem. Nese punoj fort dhe e bej punen time, besoj se njerezit qe e pelqejne do duan qe te vijne direct e tek une per te marre muziken time sepse tingellon me mire, duke qene se eshte masterizuar dhe paketuar nga une personalisht. Po ofroj nje pervoje te sinqerte dhe reale. Pike.
Kur njerëzit blejnë bluze me stampim në parkingun e koncerteve dhe jo bluzën më të shtrenjtë brenda eventit, nuk është për të kursyer para. Bluza në parking është e lirë dhe materiali shume I dobet, por është më e lehtë për tu blerë. Ata (qe shesin ne te zeze bluze te imituara) kanë një sistem shpërndarjeje më të mirë. Nuk ka pritje në radhë dhe duhen vetëm dy minuta për të blerë një te tille.

E di që nëse mund të siguroja bluzen që kam krijuar vete, dhe ta ofroja atë sa më shpejt ose më shpejt sesa ata, njerëzit që kanë shijuar përvojën që kam ofruar do të jenë të lumtur të ofrojne pak më shumë para për të mbuluar shpenzimet e mia. Sidomos nëse ata e kuptojnë këtë kontekst dhe nuk I kane mbytyr me idiotlleqe per “artistet arrogante”.
E njëjta gjë vlen dhe per muzikën e regjistruar. Gjëja e vërtetë që duhet të keni frikë nga Napster është sistemi i tij i thjeshtë dhe i shkëlqyeshëm distributor. Askush nuk preferon me të vërtetë një skedar MP3 Napster me tinguj me miza. Por është shume e thjeshtë të marrësh një file MP3; dhe ndoshta nuk do ta shohesh kurre kengen time në mes të Kansas ,sepse nje system I tille distributor nuk eshte fare ne favorin tend nese kenga jote nuk u klasifikua kete jave. Madje dhe nese klasifikohet duhen disa jave per te rivendosur nje kopje lehtesisht te gjendshme.
Gjithashtu e di shume mire sa shume here e kam degjuar nje kenge qe e kam pelqyer shume ne radio vetem qe te ble kengen dhe pjesa tjeter e albumit te rezultoje nje cope e madhe muti. Nëse keni frikë nga hapesirat e mbushura kot, atëherë ve bast se keni frikë dhe nga Napster. I druhem Napster sepse mendoj se karteli kryesore i tyre do i zere ata para meje.
Kam bërë tre rekorde. Më pëlqejnë të gjitha. Nuk I kam mbushur me gjera bosha dhe jane te gjitha pune te bera me shume perkushtim. Nuk kam frike nga preview e kengeve te mia. Nese te pelqen aq shume sa do te jete pjese e jetes tende, e di qe me drejtohesh mua per ta marre, per sa kohe une te tregoj si te vish tek une dhe per sa kohe ti e di qe kenga eshte publikuar.
Shumica e njerezve nuk shkojne ne restronrante dhe te fyejne kamariere, por kompanite diskografike perfaqesojne ato restorante qe I detyrojne kamarieret te jetojne me bakshishet e tyre. Dhe ata luftojne dhe per ate pak bakshish.
Muzika eshte nje sherbim per klientet e tyre, jo product. Une jetoj me bakshishe. Te japesh muzike pa leke eshte nje gje artistet e kane bere gjithmone shume natyralisht gjate gjithe jetes se tyre.

Modele të reja

Kompanitë e regjistrimit qëndrojnë midis artistëve dhe fansave të tyre. Ne nënshkruam marrëveshje të tmerrshme me ta, sepse ata kontrollonin lidhjet tona me publikun.
Por në një botë me lidhje te shumta, kompanitë diskografike e humbasin këtë kontroll. Me hapësirë të pakufizuar dhe motorë kërkimi inteligjentë, fansat nuk do ta kenë problem ta gjejnë muzikën që dinë se duan. Ata duhet ta dinë se e duan atë, dhe kjo duhet të jetë një biznes marketingu që paguhet.
Nëse një kompani regjistrimi ka një arsye për të ekzistuar, duhet të sjellë muzikën e një artisti tek nje grup me i madh fansash dhe te percjelle me shume dhe muzike me te cilesore tek audience. Me sillni nje audience me te madhe ose me krijoni nje maredhenie me te mire me publikun ose zhdukkunu nga rruga ime. Heren tjeter qe do publikoj nje kenge, do jem ne gjedje te shkoj drejt e tek fansat e mi dhe t’I le ata ta degjojne para kujtdo tjeter.
Do na duhet akoma te perdorim radio apo CD tradicionale. Record stores nuk kane ndermend te zhduken dhe per ca kohe dhe radioja eshte akoma pjesa me e rendesishme e promovimit te nje kenge.
Kompanite e medha po alarmohen sepse nuk kane kontroll ne ‘boten e re’. artistet mund te shesin CD-te e tyre drejtperdrejt te fansat. Mund te bejme kontrata direkte me mijera faqe te tjera Webi dhe te promovojme muziken tone tek miliona njerez qe kompanite e vjetra diskografike nuk I bejne kurre.
Tani do kemi shume menyra te reja per te shitur muziken tone: downloads, hardware bundles, memory stick, live Webcasts dhe shume menyra te thera qe nuk jane shpikur ende.

Paratë

Si përdorues, e dashuroj Napster-in. Përmban pak risk. Dëgjoj njerëz idealistë të biznesit që flasin se njerëzit që janë muzikantë do të ishin muzikantë sidoqoftë dhe se ne po e bëjmë falas, kështu që çfarë ka këtu për të drejtat e autorit?

Ju lutem. Është shumë e lehtë të mos jesh muzikant. Është gjithmonë një vuajtje dhe një zgjedhje e rrezikshme për karrierën tënde. Ne motivohemi nga pasioni dhe nga paraja.

Ky nuk është një sekret. Është fakt. Hiq nxitjen për përfitim financiar, qoftë të vogël apo të madh, dhe menjëherë rrallon grupin e muzikantëve. Nuk po them se vetëm artistët e pastër do mbijetojnë. Si disa nga njerëzit më utopikë që e diskutojnë këtë, unë nuk dua që vetëm artistët e pastër të mbijetojnë.

Ku do të ishim ne pa plehrat? Na duhen plehrat për të mbuluar depresionin tonë kombëtar. Edhe utopikët e thonë këtë sepse në mendjet e tyre artistët e “pastër” janë të gjithë si Ani DiFranco dhe nuk kërkojnë shumë para. Pse janë gjithë utopikët avokatë të argëtimit dhe punonjës to kompanive të mëdha diskografike gjithsesi? Unë kërkoj shumë para nëse bëj një punë gjigande të rangut ndërkombëtar dhe miliona njerëz e pëlqejnë, mos mendoni se nuk e bëj. Në terma ekonomikë, ke një industri të neveritur e të dalë mode, por kur funksionon krijon nxitje dhe efikasitet edhe nëse nuk paguhet absolutisht askush.

Ne vuajmë si shoqëri dhe si kulturë kur nuk paguajmë vlerën e vërtetë të produkteve dhe shërbimeve që na jepen. Krijojmë mungesë të prodhimit. Muzikë më pak e mirë prodhohet nëse ne heqim nxitjen për ta krijuar atë.

Muzika është pronë intelektuale që kërkon para dhe mundësi për të krijuar, perfeksionuar dhe regjistruar një produkt të ri. Nëse investoj para dhe kohë në biznesin tim, duhet të jem mjaftueshëm i mbrojtur nga ata që kërkojnë të vjedhin produktin dhe shërbimin tim. Kur erdhi gjykimi kundër MP3.com, RIAA kërkoi dëmshpërblim $150.000 për çdo pjesë muzikore në pronësi të kompanive të mëdha diskografike që ndodhej në bazën e të dhënave të MP3. E shumëzojmë me 80.000 CD dhe MP3.com mund ti ketë borxh $120 miliardë atyre që kanë të drejtat.

Por çfarë ndodh me Plimsouls? Pse nuk mundet MP3.com të paguajë çdo artist një sasi të caktuar parash bazuar në numrin e shkarkimeve të tyre? Pse dreqin MP3.com duhet të paguajë $120 miliardë në katër kompani shpërndarëse, që në shumicën e rasteve nuk kanë paguar asnjë qindarkë tek artistët të cilëve u kanë vjedhur të drejtat e autorit nëpërmjet sistemit të tyre të vjedhjes së organizuar?

Është një gjykim qesharak. Besoj se nëse do të ishin përfshirë provat në fund të ditës është thjesht një kalim sa andej këtej i shumave të mëdha të parave në dy ose tre korporata, mundem thjesht të lutem se gjyqtari i çështjes së MP3.com do ta kuptonte se sa qesharake ishte çështja e RIAA.

Preferoj të diskutoj një marrëveshje me MP3.com unë i zoti dhe t’i detyroj të jenë mirëkuptues për artistët, në vend që të tallen me mua dhe të fshehin paratë e mia ndërkohë që shesin regjistrimet e mia nga dera e pasme, pas krahëve të gjithsecilit.

Si guxojnë ata të sillen në këtë mënyrë lidhur me ligjin për të drejtat të autorit kur e gjithë industria e tyre është bazuar mbi piraterinë? Kur ai tipi i kompanisë diskografike, për të cilin avokati im më bërtiti që të mos i përmend emrin, u kap vitin e kaluar duke shitur miliona “të pastra” nga dera e pasme. Ku “të pastra” quhen albumet që nuk janë për tu reklamuar por për t’u shitur. Kush dreqin është ky njeri? Ai do të ruajë ca para për t’ia futur artistit dhe të shkojë më pas në shtëpi? A e pushojnë nga puna? A tha gjë Chuck Phillips nga LA Times për këtë? Në asnjë mënyrë! Ai njeri është një burim! Ai organizon mbrëmja me festa të papara! Pse të ngatërrohet me gjendjen ekzistuese? Le të kapemi më mirë me Lars Ulrich meqë ai solli në vëmendje një këndvështrim interesant!

Konkluzioni

Jam ne kerkim te njerezve qe mund te me ndihmojne te lidhem me me shume fansa, sepse besoj se fansat do të lënë një feedback bazuar në kënaqësinë dhe shërbimin që unë ofroj. Nuk kam frikë qe ata do kene nje preview. Do jete vërtetë një fshat global ku një miliardë njerëz kanë mundesine te lidhen me një artist dhe një miliard njerëz mund të lënë një feedback nëse dëshirojnë.
Eshtë një demokratizim radikal. Cdo artist mund te komunikoje me cdo fans dhe njerezit qe perfaqesojne fansat e atyre artisteve. Njerëzit që japin këshilla dhe vlerë teknike janë njerëzit që na duhen. Njerëzit që e pengojne kete gje dhe përpiqen të injorojnë fansat dhe artistët nuk kanë asnjë vlerë. Ky është një sistem i përsosur.
Nëse do të krijosh një kompani që merret me muzikantë, ju lutemi bejeni sepse ju pëlqen muzika. Ofroni pak kontroll dhe barazi per artistët dhe përpiquni të na jepni disa udhëzime krijuese. Nëse muzika ,arti dhe pasioni janë të rëndësishme për ju, ka qindra artistë që janë të gatshëm të rishkruajnë rregullat.
Në vitet e fundit, biznesi e larguan kulturën tonë nga ideja se muzika është e rëndësishme, emocionuese dhe e shenjtë. Por teknologjia e re ka sjellë një mundësi reale për ndryshim; ne mund të rrëzojmë sistemin e vjetër dhe t’u japim muzikantëve liri te vertet dhe mundesi zgjedhjeje.

Një shkrimtar i shkëlqyer i quajtur Neal Stephenson tha se Amerika bën katër gjëra më mirë se çdo vend tjetër në botë: muzikë rock, filma, softuer dhe shpërndarjen e picave ne nje kohe te shkurter. Të gjitha këto janë forma të shenjta arti amerikan. Le t’i kthehemi pastërtisë dhe idealizmit tonë per sa kohe e kemi këtë mundesi.

Warren Beatty dikur tha: “Dhurata më e madhe që Zoti na jep ne është të shijojmë tingullin e zërit tonë. Dhe dhurata e dytë më e madhe është të gjesh dikë ta dëgjojë atë.”

Dhe për këtë, me përulësi te falënderoj.

Source: https://www.salon.com/2000/06/14/love_7/

Orgjinali : Courtney Love 14 Qershor 2000

Perktheu: Drileida Hoxha