Trim Radoja

Trim Radoja

Kush je ?
Trim Radoja
Kontakti i pare me muziken ?
Që herët në fëmijëri, me muzikën klasike. Jam rritur në një familje muzikantësh dhe mbaj mend vellain që studionte piano me orë të tëra, e përditë dëgjoja shkallë, arpezhe, ushtrime gishtash, pastaj ushtrimet dhe etydet e Czerny, pastaj Grieg, Mozart, Bach, Choppin e shumë të tjerë. Mund të them që kontakti i parë dhe ai që mbaj mend mirë me muzikën ka qënë në formën e tim vëllai që studjonte piano përditë me orë të tëra.
Çfare instrumenti luan ?
Unë kam studjuar violinë në tetëvjeçare, pastaj u bëra metalar dhe fillova të studjoj kitarë klasike dhe mbarova liceun në këtë degë. Më vonë pata nje aksident të vogël dhe mu thye një gisht, të cilin e lashë pak si pas dore, dhe nuk me përthyheshe gishti më në majë Kshuqe nuk bëja dot nje seri akordesh, por shkallët nuk ishin problem. Me kohën fillova të luaja dhe bass. Bassi më pëlqente shumë sepse mishëronte edhe karakterin tim. Jo në front, pak në background por që nëse bëhet mirë nderon të gjithë instrumentistët e grupit. Plus që njohuritë mbi harmoninë dhe ritmin më në fund mund ti shprehja më mirë duke luajtur bass. Keshtu që mund të them që bass dhe kitarra janë instrumentet që zoteroj më mirë, por bass me pelqen me shumë, (nëse luaj me njerëzit e duhur).
Si nisi dashuria per muziken ?
Dashuria ime për muzikën lindi kur degjova heavy metal për herë të parë dhe u kthye në obsession kur degjova Death Metal për herë të parë.
Çfare eksperience muzikore keni ?
Kam luajtur në shumë bands që kur kam qënë adoleshent, por grupet si Diabolic Art, Radical Obscurity grupet e para të Death Metal ketu në Tiranë kanë qënë me të
( projekte banda, live etj )
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Death (nga Chuck Shuldiner), Carcass, King Diamond, Pantera, Faith no more dhe Meshuggah.
Artistet qe kane ndikuar me shume tek ty ?
Chuck Schuldiner (Death), Mike Patton (Faith no More), King Diamon, Bill Steer ( Carcass ).
Zhanri qe do ta shohesh te vdesi mizorisht ?
Të gjitha grupet që kane miksuar hip-hop me metal, ( perveç Rage Against the machine) që kane vdekur anyway.
Albumi qe do te luhet ne funeralin tend ?
The Eye, King Diamond ose Human nga Death.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Shumë arsye, çështje shumë komplekse që nuk di nga tja nis, dhe që nuk ndihem as ekspert i fushës për të dhënë një tabló të saktë dhe komplete.
Muzikanti me i madh shqiptar eshte ?
Për mua im Atë. Pikë!
Ënderra ne sirtar ?
Nje koncert i luajtur mirë, me instrumentistë të mirë, ku dëgjohet mirë dhe luhet Death metal cilësor.
Live yt i preferuar ( qe keni performuar ) ?
Janë disa në fakt, por në dy mosha të ndryshme. Kur kam qënë adoleshent me Radical Obscurity gjate viteve 90 dhe me Bojken Lako gjate 2010.