Saimir Hita a.k.a Lordnatesai

Saimir Hita a.k.a Lordnatesai

Kush je ?
Saimir Hita aka Lordnatesai.
Kontakti i parë me muzikën ?
Në moshë shumë të vogël me Deep Purple, Black Sabbath etj
Çfarë instrumenti luan ?
Kitare bass autodidakt.
Si nisi dashuria për muzikën ?
Dashuria per muziken ka lindur si domosdoshmeri jetike dhe u rrit ndër vite.
Çfarë ekperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Kam nisur projektin e parë në një band me covera Led zeppelin, Nirvana etj.  E dyta ishte black metal Arsdementiae. Kam qenë dhe pjesë me Vislig për një periudhë të shkurtër ku kemi realizuar një live. Me vonë u bashkova me Natfron për një live si basist. Në 2009 themelova Nihil ku luaj bass dhe vokal që prej 2010 akoma dhe kompozoj me bashkëpunëtorët e tjerë Labirinth kitarre, Ophion bateri dhe Frozen kitare.  Kemi performuar në disa evente lokale MUWW18 / 19 Kosove, Prishtinë Rock per Rock, Nata e Ujqërve në Bar Lux etj. Luaj dhe në një stoner band Sore Mountain, ku jam bassist.  Sore Mountain u nis si projekt nën emrin e Kondrra. Pas disa tentativash dhe pjesëtar jo stabël ndryshuam emrin, por me vonë u bashkuan Enea Ziu bateri, Andi Proda kitare dhe Olimpia Smajlaj vokal ku kemi regjistruar disa materiale. Ndërkohë dhe kemi performuar në disa evente lokale dhe Kosove Prishtinë Rock për rock, Peja motorfest Prizren, Ngomfest, MUWW 18 etj ndërkohe po punojmë për një album .
Jam dhe pjesëtar i një bande hardcore industrial me Lordnazgul dhe unë Lordsaiwar. Është me tepër eksperiment për të provuar më shumë nënzhanera ekstrem.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Ian Gillan i Deep Purple, David Gilmor i Pink Floyd banda të preferuara grupi Shok nga Tirana Djemte e detit , Thunder way etj si dhe të skenës nordike. Darkthrone, Mayhem, Burzum, Satyricon, Emperor, Immortal, Dimmu borgir etj
Artistet qe kane ndikuar me shume tek ty ?
Artista kanë qenë shumë duke qenë se kam mbaruar shkollën e nesme për klarinet, ndikimet kanë qenë të shumta, por tek skena nordike e kam pas më shumë vëmendje.  Si ndikim Fenriz i Darkthrone, për karizmen Attila Chishar, për skenimin dhe Satyr i Satyricon si vokal por jo vetëm këta ?
Zhanri që do ta shohesh të vdesi mizorisht ?
Skam ndonjë preferencë direkte për ndonjë zhanër që dua të vdesi sepse ato që sbëjnë vdesin vetë, se ska kush ti ushqej .
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Sbesoj se do ketë një të tillë sepse do doja të kremohem.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Ka degraduar sepse ska më kompozitor origjinal dhe stimul ekonomik. Besoj se këto janë dy gjera që artisti të krijoj. Pa kushte minimale ska art të vërtet, vetëm vija të ndërmjetme .
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Pa dyshim FRANÇESK RADI .
Ëndërra ne sirtar ?
Një nga ëndrrat e mia është që të performoj në skenat më prestigjoze të Europës pse jo dhe Nordike .
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Çdo live ka qenë vërtet plot emocione. Besoj se tek MUWW18 jam kënaqur më shumë. Hail brother ?