Nikolin Meksi

Nikolin Meksi

Kush je ?
Nikolin Meksi
Kontakti i parë me muzikën ?
Që i vogël me kitarën klasike që kisha marrë nga shkolla 8 vjeçare e qytetit. Akoma e kam.
Çfarë instrumenti luan?
Luaj kitarë, kitarë bass, e bateri.
Si nisi dashuria për muzikën?
Me muzikën nuk ka nevojë të nis dashuria. Ti lind i dashuruar pas muzikës. Muzika është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Kur kam qënë student në Itali, kam pas qënë pjesë e një grupi rocku që quheshim Alboys. Luanim rock, hard rock, metal, heavy metal etj.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Artistë të preferuar ka shumë. Motorhead, iron maiden, judas priest, my dying bride, dimmu borgir, etj etj se do duhen dy ditë ti them të gjithë.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Lemmy i Motorhead, Dave Grohl, ish baterist i Nirvanave. Aaron Stainthorpe, këngëtari i My dying bride etj etj.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Ky trendi i fundit commercial, që kur dëgjon si këndojnë me atë zërin e kompiuterizuar si supermaroi në kohën e vet.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
My dying bride, The angel and the dark river
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Se nuk vlerësohen më artistët që janë për atë punë, po vlerësohen ata që i venë notat e zërit me kompjuter dhe këtej reciton, nuk këndon.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Vaçe Zela, ka qënë edhe do mbetet
Ëndrra në sirtar?
Ska më sirtar, tani ka lap top.
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Do veçoja një live në Romë te Universiteti i Shkencave dhe Komunikacionit. Në fakt koncerti ishte për muzikë etnike, ku u mblodhën shumë artistë nga shumë vënde të botës. Ne si grup ngaqë donim të këndonim live dhe për ne nuk kishte rëndësi çfarë koncerti ishte metal apo jo. I gënjyem organizatorët, sikur ne ishim një grup që luanim muzikë popullore nga Shqipëria dhe për t’u mbushur mëndjen i thirrëm një ditë në prova ke salla jonë dhe luajtëm nja dy pjesë popullore. Kurse kur dolëm në koncert, programin e kishim ndryshe me këngë nga System of dawn, Manowar etj. Nuk kaloi 20 min që kur nisëm erdhi policia mbylli koncertin se nuk e dëgjonin dot baterinë me dopio pedal.