Nihil

Nihil

Zhanri: Black Metal

Anëtarët:

Saimir Hita a.k.a Lord Natesai – Vokal / Bass
Enea Ziu a.k.a Labyrinth – Kitare
Igli Brokaj a.k.a Ophion – Bateri
Elvis Lluka a.k.a Frozen – Kitare

Nihil janë një prej bandave me jetëgjatësi që shtrihet mbi 10 vjet në skenen shqiptare të muzikës underground. Formuar në vitin 2009 nga Saimir Hita a.k.a Lord Natesai, banda ka ndryshuar shumë anetarë gjatë viteve. Saimiri ka qenë i vetmi anëtar origjinal që nga krijimi i bandës.  Prej pak a shumë 2 vitesh banda ka një lineup të pandryshueshëm ku dhe kanë realizuar disa live. Të karakterizuar nga një lloj zhanri muzikor unik dhe i “pashkelur” nga artistët shqiptar Nihil, janë një gershetim i muzikës black metal, me influenca nga bandat më të mira të ketij zhanri ( zakonisht të skenës nordike ) dhe pjesëve atmosferike, melankolike.  Kanë shumë eksperience në performanca live pasi kanë realizuar shumë live brenda Shqipërisë dhe Kosove. Banda ka qenë pjesë në live-et MUWW 2018, MUWW 2019, Rock për Rock, Nata e Ujqërve e shumë të tjera.

Banda ka publikuar një demo dhe një Ep (Nihil Willingness of Strength Demo 2012, Nën thundrën e dhunës Ep 2014 )

Së shpejti banda do të publikoj dhe albumin e ri me këngë të reja.

Për fansa të :  Satyricon, Emperor, Mayhem

Publikime: 

Tags: