Majkell Veizaj

Majkell Veizaj

Kush je ?
Majkell Veizaj
Kontakti i parë me muzikën ?
Përveç këngëve që dëgjoja nga babai si muzikë dashës që është apo dhe fakti që më mbajti mbi supe gjatë koncertit të Scorpions tek Stadiumi Selman Stërmasi, më është fixuar në memorie që kur rastisja videoklipin e Californication më jepte ndjesin sikur isha duke luajtur ndonje videolojë.
Çfarë instrumenti luan?
Kitare bas
Si nisi dashuria për muzikën?
Ma trashëgoi babai si kitarist shtëpie që është.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Kam qenë pjesë e dy projekteve. The Ennuis që nuk e pati shumë të gjatë por nga hiri i të cilit lindi projekti Among Radio Thieves.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Queens of the stone age, Jack White, Arctic Monkeys, Nirvana, Muse
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Kurt Cobain, Jack White
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Jo do ishte shumë deklaratë e fortë për tu bërë. Qoftë edhe një fans të kishte një zhaner çfarëdo mendoj se meriton të ekzistoje.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Queens of the Stone Age – Songs for the deaf
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Do e kaloja në përgjigje politike por po e kursej. Do thoja thjesht që ky vend po promovon antivlera në çdo aspekt.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Bojken Lako
Ëndrra në sirtar?
Një performance në Wembley s’do ishte keq.
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Në Destil në finalen e kompeticionit Desound.