Kujdes, Muzika “Vret” !!!

Kujdes, Muzika “Vret” !!!

Arti është një nga elementet thelbësor të ekzistencës njerëzore. Që prej viteve të hershme, para se të perqafonim konceptin e saktë të qytetërimit, arti ishte bashkë me njeriun, në të përditshmen e tij.

Ishte bashkë me ne, në të njëjtën kohë me nevojat më jetësore, sic ishte ushqimi, mbrojtja, riprodhimi. Si një pjesë e rëndësishme e gjithë qënies sonë, arti u zhvillua bashkë me ne. ( Shih linkun: https://www.bbc.com/news/science-environment-18196349)

Muzika është një nga kanalet e artit, e cila gjen njohje universale nga kushdo ( pavarësisht harkut kohor ose kulturor ) . Të gjithë i kuptojnë tingujt, ritmin, të gjithë mund të riprodhojnë melodi, nota, etj etj. Eshtë një nga format më të prekshme dhe humane e shprehjes artistike  e rrënjosur thellë me emocionet, përjetimet, vizionin e muzikbërësve.

Se cfarë peshe ka muzika në integritetin psiko-emocional të njeriut mund ta faktojme qartë në artikullin e NME.com ( Linku : https://www.nme.com/en_asia/news/music/vinyl-sales-have-increased-during-pandemic-discogs-2742397 )

Shkurtimisht artikulli thotë, që shitjet muzikore të të gjitha formateve gjatë periudhës së pandemisë janë rritur me 30%. Muzika është një arratisje, është një formë sublime e komunikimit njerëzor gjatë momenteve të lumtura, dëshpërimit, lindjes, vdekjes, “distancës sociale”, është një manifestim i emocioneve të përditshme që mund ti gjejmë te të gjithë tipologjite e njeriut të sotëm.
Por mesa duket per idene e disa eksperteve prej vitesh në industrine muzikore MUZIKA “VRET”.

Ps: Ende NUK KA ASNJE FAKT TE PROVUAR SHKENCERISHT QE MUZIKA LIVE PERSHPEJTON PERHAPJEN E COVID-19. Për ta vërtetuar ju ftoj të lexoni artikullin e një prej mediave më të besueshme në planetin tonë. New York Times.

https://www.nytimes.com/2020/08/23/arts/music/coronavirus-concert-experiment.html