Jericho

Jericho

Zhanri : Rock

Anëtarët:

Petrit Çarkaxhiu – Vocal & Rhythm Guitar
Leonard Canhasi – Solo Guitar
Suad Jamini – Bass Guitar  ( R.I.P)
Visar Rexha – Drums

Jericho është një rock grup i formuar nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit te Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë, i cili flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, ku, shpesh përdoret edhe në poemat epike shqiptare. Të gjitha këngët e Jericho, trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit. Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ndërtoj një publik rreth vetes është ”Don’t fuck with Albanians”. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave. Kanë realizuar live në shume vende si : Shqipëri, Kosovë, Angli, Kolumbi, Slloveni, Francë, Belgjikë, Zvicër etj.

Janë një nga bandat më të njohura, më komerciale dhe më aktive shqiptare.

Për fansa të: Tool, Rage Against the Machine, Alice in Chains

Publikime:

Tags:
,