Igli Brokaj

Igli Brokaj

Kush je ?
Quhem Igli Brokaj.
Kontakti i parë me muzikën ?
Kontaktet e mia të para me muzikën i kam pasur që në moshë të hershme nga tv dhe radio por dhe artistë që i kam njohur nga prindërit e mi.
Çfarë instrumenti luan ?
Unë luaj kitarë, bateri dhe bass.
Si nisi dashuria për muzikën ?
Dashuria ime për muzikën filloi kur zbulova metalin ekstrem në moshën 13-14 vjeçare.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Unë luaj me grupet shqiptare Nihil, Aten, Terrorsystem.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
5 Bandat e mia të preferuara janë Mayhem, Dødheimsgard, Watain, Shining dhe Emperor.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Artistë që kanë ndikuar te unë kanë qenë grupet që unë i kam dëgjuar më së shumti si Satyricon, Emperor, Gorgoroth, Watain.
Zhanri që do ta shohesh të vdesi mizorisht ?
Zhanri që dua ta shoh të vdesi mizorisht është muzika pop por megjithëse e di që s’ka për të ndodhur sepse është muzika e masave dhe aty do jetë për të “argëtuar” masat.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Albumi që do doja të luhej në funeralin tim do ishte De Mysteriis Dom Sathanas nga Mayhem.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Muzika shqiptare ka degraduar për mendimin tim për shkak së kulturës dhe artit në përgjithësi nuk i është dhënë mbështetje me anë të strukturave që funksionojnë kudo në botë, të tilla si hapësirat enkas për ushtrimin e aktiviteteve artistike por dhe shtëpitë diskografike që krijojnë tregun “underground” si me thënë.
Muzikanti me i madh shqiptar eshte ?
Mendoj se muzikanti më i madh shqiptar është Bojken Lako.
Ënderra ne sirtar ?
Endrra në sirtar është që një ditë të jem pjesë e një realiteti ku edhe Shqipëria të kishte emra të mëdhenj grupesh që të luanin në skenat botërore.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Live im i preferuar ka qenë Metal United World Wide edicioni i parë që u bë në 2018 në Tiranë te Piramida.