Françesk Radi – Kantautori i parё shqiptar

Françesk Radi – Kantautori i parё shqiptar

Françesk Radi (13 Shkurt 1950 – 03 prill 2017) – i cilёsuar si kantautori i parё shqiptar. Ai solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare. Zotёronte disa instrumenta: kitarё, (dashuria për të cilën i lindi në moshën 5 vjeçare), kitarё bass, kontrabas, piano, mandolinë, si dhe instrumente popullor si çiftelia, sharkia e tё tjera instrumente tё temperuar. Si njohёs i mirё i tyre, i bёri pjesë tё krijimtarisë sё tij muzikore. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës së lehtë, këngësh popullore të kënduara e të orkestruara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat. Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë pjesë e fondit “ Zëra të artë “ të muzikës shqiptare.

Jeta

Françesk Radi lindi nё qytetin e Tiranёs. Rridhte nga një familje qё i dha personalitete kombit shqiptar. Nga e ёma, Roza shkodrane, xhaxhanë, monsinjor Vinçenc Prennushin, shkrimtar, studiues, pёrkthyes dhe personalitet i shquar i katolicizmit shqiptar, martir i fesё. Nga i ati, Baltoja (Bartolomeo), me origjinë nga Prizreni (Kosovë), jetuar 300 vitet e fundit në Prizren dhe rrethina, para shpërnguljes për në Shqipëri në vitin 1929, me të vëllanë e tij, Lazër Radin, intelektual i viteve ’30-’40, të shekullit XX, shkrimtar, publicist, përkthyes, mik i Migjenit, i Musine Kokalarit, Ernest Koliqit etj. U end burgjeve dhe internimeve në tre breza, për shkak të bindjeve të tij.

Françesk Radi kreu Liceun Artistik për kontrabas. Gjatë kësaj kohe ishte pjesë e formacionit orkestral të Gaspër Çurçisë, por edhe të Robert Radojës e Ferdinand Dedës si kitarist bas. Më pas thelloi studimet për kontrabas në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë. Për herë të parë u ngjit në skenën e Estradës së Tiranës më 1968, me këngën e Enver Shengjergjit “Ecëm krah për krah”. Aty nisi edhe suksesi i tij i parë jo vetëm si instrumentist, po edhe si këngëtar. Publiku e priti shumë ngrohtë pasi për herë të parë në skenë një këngëtar shqiptar shoqëronte veten me kitarë. Në fillimet e tij si kantautor, me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, në vitet 1971-’72. Nga ky moment Françesk Radi u bë një emër i njohur. Pikërisht me këto dy këngë Françesk Radi, do të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” ishte pjesmarrëse e festivalit të dytë studentor. Më pas së bashku me këngën “Biçikleta”, do të bëheshin pjesë e konkurrimit në anketën muzikore të Radio-Tiranës. Në ciklin e emisioneve “Fituesja e fitueseve” më 1972, të dyja këngët do të shpalleshin fituese. Si të tilla shfaqën interesin e TVSH-së për t’i dhënë audios edhe imazh. Me regji të Ylli Pepos, kamera të Gazmir Shtinos, dhe pjesëmarrjen e dy prej vajzave më të bukura të Tiranës në ato vite, Anila Kati dhe Valentina Baxhaku, u realizuan klipet e para shqiptare që patën sukses të jashtëzakonshëm. Këto këngë i dhanë sukses Françesk Radit si kantautor. Por të dyja klipet, pak muaj më pas do të cilësoheshin si shfaqje të huaja nga regjimi diktatorial Hoxhist . Nuk u lejua transmetimi i tyre dhe u zhdukën nga arkiva e RTSH-së.

Burimi: Koha Jone