Ergys Kosovrasti

Ergys Kosovrasti

Kush je ?
Ergys Kosovrasti
Kontakti i parë me muzikën ?
Në fëmijëri. Jo, nuk ka qenë moment aq sublim me kaseta oldschool të trashëguara brez pas brezi, por mund të kendoj këngën e Herkulit akoma. (Oh po, të dubluar)
Çfarë instrumenti luan?
Kitare
Si nisi dashuria për muzikën?
Në fakt, muzika ishte gjeja e fundit që më interesonte. Përfundova duke marrë leksione kitareje, i shtyrë nga familja me idenë për “një formim të përgjithshëm”. Më pas u kthye në çështje egoje, ku doja të tregoja që edhe pse nuk më pëlqente, mund ta bëja. Me kalimin e kohes, pata një ndryshim rrënjësor shijesh, përplasje me perspektiva nga më të ndryshmet dhe një fare ndjenje vetëaktualizimi. Po, të shpisë pendohen dhe sot e kësaj dite.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Vokalist – T|error System dhe Exorcis
Kitare – Among Radio Thieves
Ndër eksperiencat e kaluara, do përmendja periudhën e të punuarit me Vipera dhe Kondrra (tani Sore Mountain) . “It’s all about that riff”
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Behemoth
Sepultura
Madball
Aten
Judas Priest
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Të gjithë kemi influencat tona, sidomos këta të huajt vdesim fare. Në këtë rast do kisha shumë deshirë të permendja disa artiste nga skena jone me të cilët kam patur të bëj dhe që kam mësuar disa gjera specifike.
Andi Proda, më ndryshoi komplet mendimin që kisha për të luajturën në kitare. Shpejt, nuk do të thote mirë (vath në vesh, se ju vlen kudo)
Saimir Hita është përgjegjës për çdo influence blacku haha
Angelo Cajku në ideimin e solove më të çmendura në botë
Enea Ziu me këshillat përsa i përket pjesës së vokalit
Pol Flloko, kur luan me Polin e kupton ça do të thote të groove
Baltion Radi mbi të qenurit pozitiv kudo, kurdo 😉
Atris Agora përsa i përket disiplinës si instrumentist.
Cunat e Thieves, Gentin dhe Gerin, që më mësuan mos kufizohem në atë cfarë bëj.
Embëlsira për në fund, Igli Brokaj me 12 mënyrat si mos ti flasësh një femre.
Ka dhe shumë të tjerë, po për mos tu zgjatur më. Përqafime ose dhënie dore të sikletshme.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Këto turbofolkërat. Po që dhe po ndenjen, s’na ha shumë, treni vazhdon ecën nëpër shina
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Behemoth – Demigod
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Mungesa e aftësisë për të zgjedhur për veten dhe jo të pranosh çfarë serviret, gjë që lidhet shumë dhe me mungesën e perspektivës. Këtë e kupton kur pyet dikë pse të pëlqen kjo dhe përgjigja është “po se me pëlqen haha”.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Çesk Zadeja
Ëndrra në sirtar?
Të bërit para me art.
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Rock për Rock, Prishtinë