Enea Ziu

Enea Ziu

Kush je ?
Askushi
Kontakti i parë me muzikën ?
Kur luaja “Test Drive 5” ne klase te 8, tek nje nga misionet luhej Blew e Nirvana.
Çfare instrumenti luan ?
Kitare, Bateri
Si nisi dashuria për muzikën ?
Dashuria për muzikën nisi si dashuria për muzikën metal dhe rock që solli dhe deshiren për të luajtur e për të krijuar bandë. Pasi fillova të luaja lindi dhe dashuria për muzikën përtej metalit.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Nga viti 2007 deri në 2014 Kam luajtur me Gverr në Kitarë/Vokal.
Nga 2012 e sot me Aten.
Nga 2010 me Nihil në bateri e kitarë, 2-3 vitet e fundit në bateri me Sore Mountain.
Gjithashtu kam luajtur ne bateri me Ars Dementia që nga 2009. Mometalisht kam edhe një projekt që quhet Transdimensional Fukk.
5 Artistët/Bandat e preferuara ?
Metallica
Led Zeppelin
Death
Mozart
Bach
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Metallica, Chuck Schuldiner, Judas Priest, Da Vinci, Behemoth, Deicide, Burzum, Bolt Thrower, Kreator, Slayer, Tool, Metallica.
Zhanri që do ta shohësh të vdesi mizorisht ?
Nuk besoj tek vdekja, por do doja që tallavaja të evolonte në diçka tjetër më të ngjashme me muzikën.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Mozart – Requiem megjithse nuk është album
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Temë shumë e gjatë për diskutim po me siguri është efekt i ekonomisë së tregut në një shoqëri të paarsimuar ose informuar në fushat e kulturës, nuk ndodh vetëm në muzikë por në çdo medium tjetër.
Muzikanti me i madh shqiptar është ?
Prenk Jakova
Ëndërra në sirtar ?
Ti bi si Gjergji te “Djajtë, jo Unë”
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Kam nja 3 të preferuar po meqe kërkohet një është promovimi i “Horns of Evil” tek Amfiteatri në 2014