Endi Aaron Çekani

Endi Aaron Çekani

Kush je ?
Endi Aaron Çekani.
Kontakti i parë me muzikën ?
Jam rritur me muzikë tek koka e krevatit që i vogël, më pas shoqëria me Samuel Nikolli më dha mundësinë të krijonim bashkë grupin DOBS i cili ka 9 vite që është krijuar dhe vazhdon të jetë aktiv si në live e koncerte por dhe në youtube me konpozime dhe këngë tonat.
Çfarë instrumenti luan ?
Instrumentet skam arritur kurrë ti mësoj siç duhet sepse më mungon durimi por jam marrë seriozisht me vokalin.
Si nisi dashuria për muzikën?
Dashuria për muzikën nisi nga prindërit t cilet kanë qënë të parët që më prezantuan me të.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Para 9 vitesh formuam grupin DOBS i cili nisi si ide e imja dhe e bateristit Samuel Nikolli dhe me ndihmën e shoqërisë arritëm të formojmë këte grup i cili mbahet gjallë mbi lidhjen që ne krijojmë midis njëri tjetrit, dhe që në ditën e parë se kemi konsideruar si grup muzikor, por për ne DOBS është një familje që mirëpret çdo njeri dhe çdo projekt që na vjen rrugës. Gjatë këtyre viteve kemi qenë aktiv në live të ndryshme dhe kemi kompozuar dhe këngët tona të para me ndihmën e Bojken Lako dhe Bulza Entertainment.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Influenca më e madhe e imja si vokalist dhe si muzikant gjithmonë do jetë James Lynn Straight nga banda (SNOT) si dhe Kurt Cobain nga Nirvana. Jam rritur duke dëgjuar këto dy banda më shumë se të tjerat. Gjithashtu do thoja që tre artist që i dua dhe i respektoj pafund janë Bojken Lako, Heldi Kraja dhe Kastro Zizo. Janë tre njerez që më është dhënë mundësia ti njoh dhe janë secili një influence më vete.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Ndikimi më i madh ka ardhur nga Bojken Lako i cili për mendimin tim është një mentor dhe një artist i papërsëritshëm dhe i pazëvendesueshëm. Puna me Bokun më mesoi se si të piqesh artistikisht dhe se si ta shoh akoma dhe më shumë në thellësi muzikën.
Zhanri që do ta shohesh të vdesi mizorisht ?
Sdo doja kurrë që një zhaner muzikor të vdesi sepse mendoj që çdo zhaner qëndron gjallë prej fan base që ka, kështu që nëse një zhaner nuk vdes do të thot që ka një fan base goxha të fortë dhe kjo është një arritje goxha e madhe në boten e muzikës.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Hahahaha nuk do doja një album do zgjidha vetëm dy këngë, “Bojken Lako – Natën Ditë” dhe këngën tonë “DOBS – Never Gonna Die” sepse për këtë arsye e kam shkruar.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
E përsëris prap çdo gjë varet nga fan base që kanë njerëzit apo grupet që prodhojnë muzike, në momentin që këto prodhime muzikore pëlqehen nga masa e gjerë i bie që ka degraduar gjithë populli jo vetëm muzika hahaha, por sido që të jetë çdo njeri ka një zgjedhje të lire në atë që dëgjon ashtu siç ka një zgjedhje të lirë çdo person në ate që prodhon.
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Pa dyshim Bojken Lako, për faktin e vetem që solli ndryshimin në një kohë shumë të vështirë dhe vazhdon të japi influenca dhe të ndaje njohuritë me brezin e ardhshëm. Do zgjidhja Bokun në çdo moment. Për mua është ai lloj artisti që do mbahet mend për breza me rradhë e nuk do vdesi kurrë.
Ënderra në sirtar ?
Endrra ime është të mos kem endrra në sirtar hahaha sepse jam një njeri që i ndjek ëndrrat dhe i realizoj gjithmonë. Të pakten  deri tani kështu kam bërë.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Çdo live që bëj është i preferuari im sepse është ambjenti i vetëm ku bëj atë çfarë dua në maksimum. Live që më ka mbetur më shumë në mendje dhe ka qenë një eksperience që nuk do harrohet kurrë është live në 25vjetorin e karrierës së Bokut.