Dario Meçi

Dario Meçi

Kush je ?
Dario Meçi
Kontakti i parë me muzikën ?
Në moshën 5-6 vjeç , te shtëpia e gjyshërve ku jam rritur kishte plot kaseta me muzikë klasike dhe rock. Gjithashtu ndodhej dhe një magnetofon i vjetër ku e kaloja pjesën më të madhe të ditës .
Çfarë instrumenti luan?
Kitare
Si nisi dashuria për muzikën?
Dëgjoja shpesh muzikë klasike dhe rock me kaseta të vjetra kur isha i vogël . Më pas u shpërngulëm në Tiranë dhe në shtëpinë e dajos gjeta disa CD compilation me Metallica dhe Megadeth. Aty filloi interesi për metalin . Në atë kohe isha i sapoardhur në Tiranë dhe nuk kisha shoqëri, prandaj vendosa që të filloja kitaren si një mënyrë për të kaluar kohën e lirë dhe e shpenzoja shumicën e kohës në shtëpi me të. Me pas erdhi interneti, që duke marr parasysh gjithë të metat që ka, për mua që burimi më i madh i informacionit dhe njohurive si për grupe po dhe për muzikën dhe gjithë anët teknike të saj . Duke ditur që jetojmë në një vend si Shqipëria me këtë lloj mentaliteti , informacioni etj , se imagjinoj dot veten sesi do kisha qenë në muzike pa internetin.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Kam luajtur live me grupe të ndryshme që 15 vjeç, të parët kanë qenë Silent Scream, më pas Nihil pastaj kam pasur disa projekte që nuk ecën dhe si përfundim grupi që jam tani Anbar .
5 Artistet/Bandat e preferuara?
Janë nga disa zhanra të ndryshëm në fakt. Duke filluar që nga Rock Klasik si – AC/DC më vonë në Metal me grupe si – Metallica , Megadeth , Pantera. Pastaj kalojmë në Black Metal – Emperor , Dissection , Satyricon. Në fund është “Modern Metal” ( megjithëse disa nga grupet janë të vjetra por janë bërë të njohur globalisht vonë ), ku kam përmbledhur – ( Groove/ Deathcore / Djent / Technical Death Metal ) që janë rrymat pas të cilave jam më i dhënë për momentin – Killswitch Engage, Gojira , Lamb of god , Meshuggah , Periphery , Necrophagist , The Faceless, Humanity last breath , Vildhjarta.
Përvec grupeve që janë përmendur lart ndikim tek unë ka pasur dhe muzika klasike, me kompozitore si Vivaldi , Paganini , Bach , Handel , Schubert që janë më të vjetër, po ka dhe më “modern” si John Williams , Hans Zimmer , Carl Off , Thomas Bergersen.
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Të gjithë ata që kam përmendur më lartë, megjithëse duken shumë kam marr elemente nga secili duke marr parasysh që një pjesë të mire i kam performuar live në periudha të ndryshme, që secila ka pas ndikimin e vet mbi mua.
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
Nuk më pëlqejnë këndvështrimet ekstremiste, sado këngë dhe artistë të “këqinj” ose që nuk na pëlqejnë mund të ketë një zhaner nuk është mjaftueshëm që ta zhdukesh të gjithin . Mund ta ketë pasur burimin nga dicka me vlerë dhe pastaj ka ndryshuar është degraduar varet nga rrethanat. Eshtë ky lloj mentaliteti ekstremist madje mendoj që ka ndikuar për keq dhe tek “Metali dhe komuniteti i tij” këtu në Shqipëri.
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Sdo preferoja një album të tërë thjesht një pjesë klasike – Handel – Sarabande.
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Eshte reflektim i asaj që kërkon populli këtu. Sështë thjesht muzika si muzik që e ka problemin për mendimin tim, po dhe mesazhi që përcjell . Kështu nuk është vetëm faji i artisteve po më tepër i atyre që e dëgjojne dhe gjejnë veten aty. Degradim mund të jetë këndveshtrimi im, atyre ju duket ndryshe , ashtu e shohin veten . Cdo artist i madh jo vetëm në muzik por dhe piktor skulptor etj , si p.sh Da Vinci ose Michelangelo përvec meritave të veta që nuk diskutohen, ka qenë produkt i një shoqërie në një periudhë të caktuar kohore që i mbështeste ato vlera .
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Çesk Zadeja
Ëndrra në sirtar?
Sado që pëlqej të luaj live është një gjë të luash live njëherë në kaq kohe, sic luajmë këtu në Shqipëri e komplet ndryshe të jetosh duke luajtur live gjithë kohës nëpër botë, sidomos ne llojin e muzikës tonë dhe e kuptova që unë nuk jam ai lloj tipi.. Kështu që më duhej të gjeja një zgjidhje dhe vendosa të bëj një studion time . Tani 3 vite më vone nga “ideja” e kam krijuar nje studio te vogel ku merrem me muzike, rregjistroj dhe miksoj full time. Ëndrra është gjysëm në sirtar për momentin por më duhet shumë punë dhe kohe që të vazhdoj për një kohë të gjatë në këtë profesion dhe pse jo dhe ndonjë tur për qejf , po studio (kompozim ,rregjistrim,miksim ) të ngelet fokusi kryesor .
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Janë dy ,megjithëse tek njeri prej tyre (MUWW 2018 ) nuk patëm mundësi të luanim me vokalistin tonë, pasi ndodhej në Bullgari.
1- Magazina : Sore Mountain, Anbar, Urtar, Bio-Cancer
2- MUWW 2018: Sore Mountain, Anbar, Aten , Nihil , Syrgjyn , Crossbones