Christopher Ndrio

Christopher Ndrio

Kush je ?
Christopher Ndrio
Kontakti i parë me muzikën ?
Kur isha në shkolle të mesme në vit të 3 praktikisht kam konkuruar në një audicion rinfesti në vitin 2005, ku aryesja ishte për të lene orët e mësimit. Por rezultoi që kontakti me skenën ishte emocioni më i fort që provova ndonjëherë dhe pastaj kuptova që kjo gjë ishte bërë gjëja e vetme që doja të beja.
Çfarë instrumenti luan?
Bassi është zanafilla dhe instrumeti im bazë por gjithashtu në projektet e fundit muzikore kam luajtur kitare dhe synthesizers. Gjithashtu kam patur kënaqësine të marr disa leksione bazike të harmonikës dhe fizarmonikës nga babi.
Si nisi dashuria për muzikën?
Nisi nga deshira për të vrapuar larg realitetit për të ndjekur rrugë të reja dhe për të eksploruar një field të cilin sapo e kisha zbuluar. Nuk është se kam ndjekur ndonjë drejtim profesional muzikor por mendoj që bazat më janë dhëne nga njerëz të cilët kanë parë te mua gjëra që unë nuk i shihja dot në ate kohe tek vetja kshuqe le të themi që muzika ka qëne superfuqia e vetme që më ka mbajtur pa kembet në toke po shumë afër saj.
Çfarë eksperience muzikore keni? (projekte banda, live etj)
Eksperiencat e mia muzikore… hm
Lutus bendi dhe dashuria e parë
Pastaj kanë qenë Travel Plan me të cilët literalisht kam udhëtuar neper shum path-e shumëngjyrëshe. Threefiftysixam creme della creme i krijimtarisë dhe performimit live por kam patur disa bashkpunime shumë interesante si një ep me Luiz Memën diku në 2015 e cila titullohet Sounds. Një album solo i cili perifrazon me së miri gjendjen e vështire psikologjike që kam kaluar në atë periudhe që titullohet Asimetric si dhe një projekt që e vazhdoj akoma i cili mban emrin Mrrokllat një projekt me trajtë electronic dhe konsiston në bashkëpunimin midis meje dhe artisteve të tjerë po kaq virtuoz.
5 Artistet/Bandat e preferuara?
The strokes, Radiohead, NEU, Kaftwerk, Por-no, Tajcido, Beach Fossils, Alvvays, RHCP, Ex: re, Dbfc
Nuk kam nerva ti listoj po që jane shumë
Artistet që kanë ndikuar më shumë tek ty?
Hm pyetje e veshtirë po që do shkepusja 3
Pete Doherty, John Frusciante, Julian Casablancas por përsëri dhe ktu lista është akoma më e gjate
Zhanri që do ta shohësh të vdesë mizorisht?
TECH HOUSE për mendimin tim zhaneri më shkerdhat i historise së muzikës .
Albumi që do të luhet në funeralin tënd?
Is this it i The Strokes ose in rainbows nga Radiohead ose Somersault nga Beach fossils
Pse muzika shqiptare ka degraduar?
Nuk besoj se ka degraduar, besoj që ka një interes më të madh për cka njerzve i serviret nga festivalet televizive si dhe stacionet televizive pasi shoqëria jonë ka tendencën ti marri gjerat të gatshme dhe televizori është triggeruesi më i mire i marketingut pas internetit kështu që masa do te ketë tendencë të ndjeki moden. Jo vetëm në muzike. Por nëse do kundërshembuj unë të jap sa të duash bende që kane bërë dhe bëjnë muzikë shumë të mirë.
Muzikanti më i madh shqiptar është?
Kemi shumë shumë por asnjë me shpirtin energjinë dhe perultësinë e Bojken Lakos 🙂
Ëndrra në sirtar?
Të bej një bashkëpunim me Ledina Celon ose Ronela Hajatin 😀
Live yt i preferuar (që keni performuar)?
Jane 3 momente që do të vecoja.
1 pmg rec festival në Shkup ishte gati gati perfekt
2 miniere sonore ne oristano Sardegna Itali.
Kemi patë mundësine të luajme dhe të kalojmë kohë me emra fantastik
3 bienalia e artisteve te rinj tek piramida në Tirane. Kto më kane ngelur ne koke
3 memorie të aferta me Threefiftysixam