Antonio Papa

Antonio Papa

Kush je ?
Antonio Papa
Kontakti i pare me muziken ?
Qe kur mbaj mend veten kam degjuar muzike. Pjesa e pare muzikore qe mbaj mend eshte Berberi i Seviljes.
Çfare instrumenti luan ?
Kitare
Si nisi dashuria per muziken ?
Pasi familja ime u kthye ne Shqiperi, nje nga kusherinjte e mi me prezantoi me grupe si Metallica, Linkin Park, Green Day, HIM etj. Deri atehere degjoja shpesh muzike, nga ai moment e me pas kuptova qe doja edhe te merresha me muzike.
Çfare eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Kam nisur te mesoj kitare qe 11-12 vjec, fillimisht me kurse private dhe kam marre pjese ne mini-recitale ne kohen kur isha ne kurs. Nga 2012 kam filluar te marr pjese ne aktivitete me grupe te ndryshme: The Social Sons, Anbar, Kachinari, si dhe live akustike me artiste te ndryshem.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
(Renditja nuk eshte sipas preferences) Gojira, Lamb of God, Avenged Sevenfold, Opeth, Alter Bridge
Artistet qe kane ndikuar me shume tek ty ?
Mark Morton (Lamb of God) Synyster Gates (Avenged Sevenfold) Mark Tremonti (Alter Bridge) Dimebag Darrell (Pantera) ….etj…..
Zhanri qe do ta shohesh te vdesi mizorisht ?
Cdo nen-zhaner qe funksionon me logjiken “kap e fut dhe hajt ta shesim”.
Albumi qe do te luhet ne funeralin tend ?
Gojira – Magma
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Sepse kultura shqiptare ka degraduar. Nese publiku i gjere kerkon plehra, atehere plehra ka per te marre.
Muzikanti me i madh shqiptar eshte ?
Nese permend vetem nje do jete padrejtesi per te tjere, keshtu qe po them Noizy.
Ënderra ne sirtar ?
Hellfest, Graspop! Te performoj ne te njejten skene me nje nga grupet e siper permendura, ose nje nga ato shume grupe qe nuk kishte mjaftueshem vend per ti permendur. Me duket se u futa shume thelle ne sirtar…
Live yt i preferuar ( qe keni performuar ) ?
1) Live te magazina me : Sore Mountain, Anbar, Urtar, Bio-Cancer
2) MUWW 2018: Sore Mountain, Anbar, Aten, Nihil, Syrgjyn, Crossbones
3) Steelwings Motofest 2019 me Kachinari