Anri Asllani

Anri Asllani

Kush je ?
Anri Asllani, 27 vjeç, lindur në Dibër, rritur në Tiranë, mbas gjimnazit , në moshën 19 vjeç zhvendosem në USA, ku jetoj aktualisht!
Kontakti i parë me muzikën ?
Ditën kur mbylla 8 vjeçaren (pasi kisha 3 vjet pjes e Korit të Shkollës dhë më pëlqente shumë muzika), babi më çoj në dyqan edhe më la të zgjidhja çfarë instrumenti të doja! Ashtu mora kitaren e parë klasike, ku në fillim ai më mësoi disa akorde edhe melodi! U fiksova mbas muzikës që nga ai moment!
Çfarë instrumenti luan ?
Instrumenti preferuar dhe që luaj  më me qejf dhe pasion është BASSI!
Si nisi dashuria për muzikën?
Duke qënë që metali ishte zhaneri im i preferuar, u fiksoja më bassistët e grupeve të ndrryshme, edhe mundohesha ti imitoja edhe tu “vidhja” stilet edhe luaja më orë të tëra deri sa më dilnin gjak nga gishtat!
Çfarë eksperiencë muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Në vitin e parë të gjimnazit, pa pasur akoma as 4-5 muaj eksperiencë me kitaren klasike në shtëpi u njoha me 2 tipa në shkollë që pak a shumë dëgjonim të njejtën rrymë muzikore si unë!
Me mua në Bass, Blandi Mustafain në kitarë & Enea Ziu kitarë/vokal, ashtu si padadhje, me punë edhe vendosmëri arritëm  të krijonim një band metali!
Pak dinim në atë kohë që në pak muaj mbas mbledhjes në garazh për herë të parë, arritëm të vendosim themelet e një ndër grupeve të para Death Metal në Shqipëri, të quajtur “TROUT” në atë kohë dhe të riemëruar në “GVERR” pak më pas! Ishte goxha arritje duke parë që kishim shum pak eksperiencë me muzik dhe ishim vetëm 16-17 vjeç!
Kulmi arriti kur në më pak se 1 vit, ishte e pamundur që në Shqipëri të kishte ndonjë baterist që mund të na përballonte & mund ti bashkohej grupit, sepse muzika extreme që po luanim ishte goxha e vështirë! Por për fat, një baterist i provuar metali, i cili jetonte në New York aso kohe, Martin Kryekurti, i ardhur në Shqipëri me pushime, u suprizua aq shumë nga dedikimi, performanca edhe pid*somshmëria ? jonë, sa vendosi të rrinte dhe të na bashkangjitej, duke na plotësuar më në fund edhe pjesën e fundit që na nevojitej për një grup të mirëfilltë Death Metali!
Nê 1 vit e gjys të çmëndur, kemi luajtur edhe performuar në dhjetra live shows dhe koncerte në Shqipëri, Maqedoni & Kosovë!
Qershia mbi tortë ishte albumi Failed Philosophy më 9 këngë të luajtura & kompozuara nga vet ne, dhe një Video e këngës Sprained Instinct!
Më pas u zhvendosa në Amerikë, dhe të gjithë ne filluam të meremi më projekte të tjera, duke lënë grupin GVERR si një trashëgimi edhe krenari të përherëshme!
Më pas një tjetër projekt më muzikant shumë të talentuar; Bes Muatafaj (bateri), Lorenc Gjondedajn (vokal) & Atris Agora (kitarë) është grupi Doom i quajtur “VISLIG”, me të cilin kemi luajtur disa show dhe po punohet për albumin e parë, që më shumë shpresë do të mbarohet në fundin e verës 2020!
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Përsa i përket grupeve të preferuara, Banda me emrin “DEATH” është padyshim e preferuara ime i të gjitha kohërave! Më pas vijnë “NILE”, “BEHEMOTH”, “DISSECTION” & “BEYOND CREATION” etj..
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Këto band dhe shumë të tjera kan pasur një ndikim dhe influence goxha të madhe tek unë, nga ana muzikore edhe ajo shpirtërore e personale!
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Në funeralin tim mund të jetë në background albumi “The Sound Of Perseverance? nga Death), edhe shpresoj që njerëzit mos të qajnë por vetëm të kujtojnë budalliqet (pafund) që kam bër! I hope që të jet: #bestpartyevër
Zhanri që do ta shohesh të vdesi mizorisht ?
Zhaneri që dua të vdesi, ose më saktë ta vras, është Tallavaja edhe ato idjotlliqet Turbo Folk Shqiptare, sepse megjithëse mund të jenë gjasme gallat për disa, mbeten turpi edhe degradimi i shoqërisë civile! Fakti që cdokush që ka ca pare tepër në xhep edhe blen një këngë (që është e stërluajtur 2mijë herë) edhe e quan veten muzikant, mendoj se e bën muzikën shqiptare më një vrimë në zemër, që pikon drrejt e në anus! ? Mos të flasim për kto këngët e kohëve të fundit Hip-Hop & Rap që më pëlqen ti dëgjoj kur kam ngel kaps, për arsye të qarta lirimi! #ganggang
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Muzikanti më i madh shqiptar mund të jetë kushdo, përveç Pirro Çakos!
Tlutem bojkotoni Pirro Çakon!! (Atë Anjushkën ku ta kesh o Pirro)!!
Enderra në sirtar ?
Ëndërra në sirtar mbetet një koncert Metali 2 ditor, diku me ndonjë kala të vjetër Shqipëtare!
Ku të ketë grupe të ftuara nga të gjitha krahinat e Shqipëris, si dhe banda legjendare nga e gjithë bota!
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?

Është pak e vështirë të mendohet se kush ësht Live im i preferuar, pasi kam pasur fatin të performoj në shumë evente, përkrah muzikantëve shumë të zot! Por nuk e harroj kurrë që herën e parë që luajtëm në Shkup të Maqedonisë, ishte një eksperiencë fantasike sepse e kemi djeg situatën keq fare! Vendasit nuk po e besonin që nga Shqipëria do të vinte një grup që luante Metal kaq të rënd edhe të papamë!