Ani Alipaj

Ani Alipaj

Kush je ?
Jam Ani Alipaj
Kontakti i parë me muzikën ?
Kontakti i parë me muzikën ka qenë që i vogel kur një miku im, disa vite më i madh se unë më tregon për herë të parë një kasetë të Nirvana dhe një të Metallica.
Çfarë instrumenti luan ?
Kitare
Si nisi dashuria për muziken ?
Nirvana dhe Metallica. Mu dukë një muzike e çuditshme por çuditerisht më terhoqi shumë dhe kerkova të degjoja më tepër. Për pas me zhvillimim e internetit fillova të kerkoja shumë muzikë online nga ku zbulova shumë grupe dhe muzikant që më bën të dashuroja muzikën.
Çfare eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Te mua kanë ndikuar shumë grupe në fakt. Influencat e para kanë qenë nga grunge, metali, thrash, nu metal, metalcore me së shumti..Më pas jam ndiku shumë nga muzika post rock me gjithë nën ndarjet e veta dhe nga progressive, jazz dhe fusion…
5 Artistët/Bandat e preferuara ?
Nuk mund të them specifikisht një artist ose grup nga ku kam pas influenca direkte.
Artistet që kanë ndikuar më shume tek ty ?
Animals as Leaders
Zhanri që do ta shohësh te vdesi mizorisht ?
Zhaneri që duhet patjetër të vdesi është dance hall me gjithë nënndarjet e veta
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Nuk mund të them një album po kënga që dua të luhet në funeralin tim është : We lost the Sea – A gallant gentelman
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Muzika në Shqipëri ka degraduar për shkak se sistemi në përgjithësi nuk funksionon..Nuk ka mbështetje për muzikante të ri, ka shumë përcarje dhe nuk organizohen festivale me muzikë orgjinale dhe me grupe të reja..Edhe ana ekonomike një faktor. Gjithsesi problemi i ka rrenjet shumë më të thella se kaq
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Nuk mendoj se Shqipëria ka muzikant të medhenj po ka muzikant shumë të mirë dhe një nga emrat më inovator të muzikës shqiptare është Bojken Lako
Ëndrra në sirtar ?
Endrra në sirtar është që muzikantët shqiptar me krijime orgjinale të kenë të njëjtat mundësi që kan edhe muzikantët e huaj
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Live im i preferuar është Live i parë me Into Thin Air te Tulla Culture Center