Andi Proda

Andi Proda

Kush je ?
Andi
Kontakti i parë me muzikën ?
Nga kujtimet më të hershme më kujtohet Michael Jackson, Aha, Mariah Carey etj etj
Çfare instrumenti luan ?
Kitare
Si nisi dashuria për muzikën ?
Ka qenë lidhje shumë e fortë që kur isha femije. Por mendoj se momenti kryesor ka qenë një kasete e Top Albania Radio me muzikë alternative 90′ ( Garbage, Marilyn Manson, Nirvana, etj etj dhe kaseta të ndryshme që mund të gjeje gjatë atyre viteve.
Çfarë eksperience muzikore keni ? ( projekte banda, live etj )
Kam luajtur me bandën Sore Mountain 2016-2018. Eksperienca ime nuk është shumë e larmishme. Kemi dhe disa projekte për të ardhmen por të shohim si do ecin punët.
5 Artistet/Bandat e preferuara ?
Black Sabbath, Kyuss, Metallica, Neurosis, Isis ( e pafund të tjera )
Artistët që kanë ndikuar më shumë tek ty ?
Janë kaq shumë sa ska vend ky website ti permbledh por do thoja nga mënyra si e shikon instrumentin e kitares është John Frusciante i Red Hot Chili Peppers. Ndërkohë mund të permend dhe Isis, sidomos Aaron Turner vokalistin që nga pikepamja filozofike mbi muzikën ka ndikuar jashtë mase.
Zhanri që do ta shohësh të vdesi mizorisht ?
Çdo gjë elektronike. ( ka dhe gjëra të mira si Chemical Brothers por nuk do mërzitesha po të shuheshin të gjithë )
Albumi që do të luhet në funeralin tënd ?
Një nga albumet më të mira të të gjitha kohërave Celtic Frost – Monotheist.
Pse muzika shqiptare ka degraduar ?
Kanë degraduar fansat, kanë degraduar muzikantët. Eshtë një infektim masiv që është bërë në marrëdhënien auditor-band dhe arsyet janë nga më të ndryshmet. Mendoj se shanset/mundësitë për dikë që të merret me muzikë janë pothuajse minimale. Ti biesh një instrumenti sot nuk është më aspak “IN” sic ishte dikur.
Gjithsesi ka shpresë.
Muzikanti më i madh shqiptar është ?
Po të permend Çesk Zaden është ti shmangesh pyejtjes me stil. Por ata që vleresoj më shumë janë Bojken Lako, Francesk Radi, Indrit Mesiti etj. Gjithsesi mendoj se mund të bënin dhe shumë po të kishin mundësi.
Ëndërra ne sirtar ?
Të luaj në Desert Fest.
Live yt i preferuar ( që keni performuar ) ?
Janë ca që mund të veçoj por se di pse më ka shijuar gjithmonë më shume live i Dita e Verës, Street Party.